Oshmare Korcare. A e keni gatuar ndonjehere? Ja sa e thjeshte eshte.
Perberesit :
- 3 gota me miell misri
- 5-6 filxhane caji qumesht
- 2 filxhane caji djathe i bardhe i grire
- 1 filxhan caji gjalp i shkrire
- pak kripe
Pergatitja :
Ne nje tigan hidhni gjalpin. Shtoni edhe djathin dhe lereni te skuqet. Pastaj hidhni qumeshtin. Lereni ashtu te marre vale avash.
Pastaj, pasi te zieje, shtojme ngadale miellin e misrit. E perziejme pa nderprerje qe te mos kete toptha te pa-plasur. Keshtu e perziejme per 10 minuta ne zjarr te avashte.
E heqim nga tigani dhe e hedhim ne nej tepsi.
Me pare duhet ta kemi lyer me pak gjalp. E veme te piqet ne furre me 170 grade per 15 minuta. Shihet edhe me sy kur te jete gati sepse shkeputet nga tepsia. Keshtu e heqim nga tepsia, e presim ne porcione dhe e sherbejme. Duhet te konsumohet i nxehte.
JU BEFTE MIRE!