Dashuria tragjike e Princit Arbër, Andrea Topia, me Princeshën franceze, Helena D Anjou. Kjo vepër është publikuar në Paris në vitin 1873. 2 Filip de Cortenay
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Dashuria tragjike e Princit Arbër, Andrea Topia, me Princeshën franceze, Helena D’Anjou

Dashuria tragjike e Princit Arbër, Andrea Topia, me Princeshën franceze, Helena D’Anjou

Dashuria tragjike e Princit Arbër,

Andrea Topia, me Princeshën franceze,

Helena D’Anjou.

Burimi kryesor, por shumë i shkurtër dhe i turbullt, na vjen nga Historiani gjerman “Karl (Hermann Friedrich Johann) Hopf (1832-1873). Ky nga ana e tij i referohet Princit Gjon Muzaka në veprën e mirënjohur të publikuar në vitin 1510 me titull “Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi“. (Kujtesë e shkurtër e pasardhësve të shtëpisë tonë Muzaka)”.

Kjo vepër e publikuar në Italinë e jugut, përcjell gjenealogjinë e plotë të Derës fisnike të Muzakajve. Këtu citohen edhe gjenealogjitë respektive nga familjet e mëdha feudale të Arbërisë gjatë periudhës së mesjetës. Historiani gjerman, Karl Hopf, e ka përfshirë veprën e Princit Gjon Muzaka si pjesë integrale të veprës së tij studimore “Kronikat greko-romake”.

Kjo vepër është publikuar në Paris në vitin 1873. Në bazë të burimeve të ndryshme historike po marr guximin që të nxjerr në dritë të gjitha detajet dhe dinamikën e zhvillimit të kësaj historie tragjike. Gjithmonë brenda kontekstit kohë dhe hapësirë. Kjo me qëllim që të krijojë një panoramë sa më të qartë duke mbledhur të gjitha pjesët e munguara të këtij mozaiku.

“Dama ose Kurtizania e bukur italiane/Nena e Helenes”.

Princesha Helena D’Anjou na shfaqet si vajza e jashtëligjshme e Mbretit Robertit të II-të Anjou (1277-1343). Ai  i cili njihej edhe si “Roberti i urtë”. Roberti i II-të Anjou ishte djali i Mbretit Karli i II-të Anjou (1254-1309) i njohur me pseudonimin “Le boiteux (sakati)”. Ai ishte një ndër personalitetet më të shquara të kohës së tij. Sundoi me shumë tituj, si :

  • Mbreti i Napolit
  • Mbreti i Arbërisë
  • Princi i Salernos
  • Princi i Akajes
  • Kont i Provances & i Anzhuse (Anjou) etj

Djali i tretë i Karlit II Anjou dhe babai i Princeshës Helena D’Anjou, pra Mbreti Roberti II Anjou kishte trashëguar nga i ati, titullin Mbreti i Napolit. Ai sundonte të gjithë Italinë jugore dhe një pjesë të madhe të Arbërisë mesjetare. Pushtetin e mori si mbreti titullar i Jerusalemit (Palestinë), gjithashtu, njihej edhe si Konti i Provancës dhe i Forcalquier në vitet 1309-1343 etj.

Dashuria tragjike e Princit Arbër, Andrea Topia, me Princeshën franceze, Helena D Anjou. Kjo vepër është publikuar në Paris në vitin 1873. 3

Mbreti Roberti II Anjou u martua me Jolandën e Aragones (spanjolle), e cila ishte vajza e Mbretit Pjetri III i Aragonës dhe bashkëshortes së tij, Konstanca e Sicilisë. Mbreti Robert II kishte edhe një grua të dytë (pas vdekjes së Jolandës). Kjo quhej Sancha nga Majorca (ishulli i madh i arqipelagut Baleare-Spanjë) e bija e Mbretit të këtij ishulli, i cili ishte Xhejmsi (James) II.

Por, Princesha Helena D’Anjou nuk figuron si vajza e martesës së Robertit me Jolandën dhe as si vajza e bashkëshortes së tij të dytë, Sanca (Sancha de Mallorca) ? Mbreti Roberti II njihej për aventurat e tij të dashurisë. Por në asnjë burim historik nuk flitet mbi identitetin e vërtetë të nënës së vajzës së tij “Helena”. Flitet që të ketë qenë një nga damat e pallatit të tij mbretëror (Napoli).

Mundet te jetë gjithashtu ndonjë kurtizane italiane e kohës pas së cilës Roberti do të ketë qenë i dashuruar marrëzisht. Them kështu përderisa ka pranuar që të mbajë frytin e tyre të dashurisë me emrin “Helena”. Këtë fëmijë të cilën ai e ka dashur edhe më fort sesa trashëgimtarët e tjerë legjitimë të lindur nga dy martesat e lartpërmendura.

Martesa për qëllime politiko-strategjike“.

Ishte pikërisht debulesa e Mbretit Roberti II për vajzën e tij Helena që e shtyu mbretin për ta sistemuar bijën e tij të dashur në martesë me një sundimtar sa më të denjë të rangut të tij. Kjo martesë e cila do të shërbente jashtë mase në aspektin politiko-strategjik. Në këtë rast, as që bëhej fjalë për të kërkuar miratimin apo dëshirën e vajzës së mbretit.  Mbreti Roberti II gjeti kandidatin më të përshtatshëm për vajzën e tij. Ky ishte “Filipi i familjes franko-normane Courtenay (1243-1283)”.

Ai gëzonte titullin e lartë: Perandori latin i Kostandinopojës (1273–1283).

Dashuria tragjike e Princit Arbër, Andrea Topia, me Princeshën franceze, Helena D Anjou. Kjo vepër është publikuar në Paris në vitin 1873.

Realisht ai jetonte në mërgim dhe larg qytetit të Kostandinopojës që tashmë kishte rënë nën sundimin e Perandorisë Ortodokse të Nikese. Filipi ishte djali i Perandorit latin të Kostandinopojës dhe monarku i fundit latin i këtij qyteti vezullues. Ai ishte i fuqishmi “Bolduini II Cortenay (1217-1273)” dhe i bashkëshortes së tij Maria de Brienne. Por i gjori Filip sundonte mbi shtetet kryqtare në Greqi dhe mbi Principatën e Peloponezit.

Ai përpiqej në mënyrë të dëshpëruar që të rimerrte qytetin e tij të lindjes dhe pronën atërore, qytetin vezullues të Kostandinopojës. Filipi shpresonte më kot, por ai kurrë nuk e realizoi këtë ëndërr pasi Kostandinopoja qëndroi nën sundimin e Bizantit deri në vitin 1453. Ne kete vit kur u pushtua nga sulltani i egër osman dhe kasapi i Arbërisë Mehmeti II Faith (1432-1481)…

*”Një dashuri me shikim të parë, e cila nxiti rrëmbimin e Princeshës franceze, Helena D’Anjou, nga arberëshi Andrea Topia. Emblema e Topiajve dhe fundi tragjik i Andreas dhe Helenes“.

Sipas memories së Princit Gjon Muzaka (1510) dhe kronikave greko-romake të historianit gjerman Karl Hopf (1873), Helena e bukur u nis me një anije mbretërore nga qyteti portual Brindizi (Puglia-Italia). Destinacioni ishte në drejtim të gadishullit Peloponez. Atje e priste bashkëshorti i saj Perandori titullar “Filip de Cortenay”. Por sapo anija doli në det të hapur, filloi një stuhi detare shumë e fuqishme. Stuhia detyroi marinarët që të lundrojnë në mënyrë të sforcuar drejt brigjeve të Arbërisë. Anija mbretërore e cila po transportonte Princeshën Helena D’Anjou se bashku me pajën e saj të martesës, u ankorua pranë qytetit portual të Durrësit. Kapiteni i saj po priste deri sa të pushonte kjo stuhi e tmerrshme. Stuhia gati sa nuk shkaktoi fundosjen e anijes me ngarkesën e saj të çmuar.

Lajmi bëri bujë. Për të mirëpritur vajzën e Mbretit Robert, vasali i tij, Konti Tanush Topia (1338) dërgoi menjëherë djalin e tij Andrea në krye të një delegacioni zyrtar arbër. Ata shoqëroheshin nga një eskortë e armatosur nën komandën e Andreas.

I riu Andrea Topia u hipnotizua nga bukuria magjepsëse e Princeshës Helena.

Ajo përshkruhet si një vajzë e gjatë, bionde, me sy blu dhe me flokë të verdhë e shumë të gjatë. Andrea nuk po përjetonte një dashuri platonike pasi edhe vetë Princesha Helena ishte dorëzuar e gjitha në krahët e perëndisë “Cupid”. Intensiteti i impulseve të dashurisë ishte reciprok nga ana e të dyve.

Një arsye më tepër për Helenën e bukur ishte edhe martesa e saj e imponuar me Filip de Cortenay. Ajo aq që e njihte dhe nuk e kishte takuar kurrë. Me sa duket, zjarri i papërmbajtshëm që ndizte në zemrën e saj i riu Arber, Andrea Topia, ia imponoi që të harronte edhe babanë e saj të dashur. Ky i fundit këtë turp nuk do t’ia falte kurrë. Andrea Topia e rrëmbeu vajzën e Mbretit Robert. Ai nuk pyeti për asgjë dhe për askënd edhe pse babai i tij Tanush Topia I ishte vasal i mbretit të fuqishëm të Napolit. Por edhe Helena tashmë që kishte turpëruar të atin në sytë e Filip de Cortenay dhe jo vetëm. Ajo do të vuante pasojat më të tmerrshme nga hakmarrja gjakatare e babait të saj.

Në fillim, çifti i ri dhe i lumtur u vendosën për të jetuar në krahinën e sotme të Matit ku ishte edhe origjina e Familjes Topia. Emri Topia dokumentohet për herë të parë në vitin 1274 kur Kalorësi Arbër me emrin Topia (Miles Theopia), nënshkruan një marrëveshje me Mbretin e Napolit Karl Anzhu. Më pas Topiajt themeluan qytetin e Krujës (Krua-burim uji). Në vitin 1338, Tanush Topia (babai i Andreas) merr titullin Kont nga Mbreti Robert i II-të Anjou (babai i Helenës). Ai shpallet sundimtar i të gjithë territorit nga lumi Mat dhe deri në Shkumbin. Ai kishte dy qendra kryesore: Kruje dhe Durres.

Rrëmbimi i Helenës së bukur nga Andrea Topia e tërboi Mbretin Robert. Kur përfaqësuesit e tij e njoftuan mbi dinamikën e ngjarjeve, duke i argumentuar edhe fajësinë e vajzës së tij. Ajo u largua natën fshehtas nga kështjella e Durrësit me dëshirën e saj. Atëherë Mbreti Robert u përbetua që nuk do ta falte kurrë të bijën e tij. Ajo e kishte turpëruar në sytë e mbarë aristokracisë evropiane të kohës.

Në fillim Mbreti Robert planifikoi që të niste drejt Arbërisë një ekspeditë ndëshkimore.

Por Konti Tanushi I Topia nga Kruja i dërgoi ambasadorë në Durrës, të cilët u takuan me përfaqësuesit e Mbretit, por edhe me përfaqësuesit e Papës. Kjo pasi Topiajt ishin konvertuar të gjithë nga Ortodoksia në Katolicizëm Roman dhe gëzonin mbështetjen e plotë të Selisë së Shenjtë.

Papa ua njihte të gjitha privilegjet e tyre. Mbreti Robert hoqi dorë nga plani i tij për ta ndëshkuar Arbërinë. Ndërkohë Konti Tanushi I Topia i dhuroi të birit Andrea dhe nuses së tij franceze Helena kështjellën e Petrelës.

Keshtjella u bë rezidenca e tyre dhe ku lindën dy djem: “Karlin dhe Gjergjin”.

Djali i parë u pagëzua me emrin Karl Topia (1331-1388). Kjo u bë për të nderuar gjyshin e famshëm të Princeshës Helena, Mbretin e fuqishëm Karli II Anjou (Anzhu). Gjithashtu edhe për të zbutur inatin e Mbretit Robert.

Falë kësaj lidhje martesore, u ndryshua edhe emblema heraldike e Familjes Topia në të cilën u shtua “Zambaku francez (Anzhuin)” mbi kokën e luanit të Topiajve. Djali u tyre Karl Topia u bë një ndër figurat më të rëndësishme për mbrojtjen e Arbërisë nga rreziku serb. Në kulmin e fuqisë se Car. Stefan Dushanit (1308-1355), arriti që të pushtojë të gjithë Arbërinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Por ai nuk mundi dot që të pushtojë vetëm qytetin e Durrësit. E gjitha kjo, ishte merita personale e Princit Karl Topia.

Durrësi iu dorëzua Republikës Veneciane në vitin 1391 nga trashëgimtari i tij, Gjergj Karl Topia për ta shpëtuar nga pushtimi katastrofik i Perandorisë Osmane. Rikthehemi tek Andrea dhe Helena D’Anjou Thopia. Pas shumë lutjeve drejtuar Mbretit Roberti II Anjou ku i kërkonin pajtim dhe falje, ato më në fund u ftuan në qytetin e Napolit nga vetë Mbreti.

Ai gjoja i kishte falur për turpin që i kishin shkaktuar duke e turpëruar në sytë e të gjithë aristokracisë evropiane. Andrea dhe Helena D’Anjou Thopia u nisën nga Durrësi drejt qytetit portual Brindisi (Puglia-Italia). Më pas morën rrugën drejt kryeqytetit të mbretërisë Anzhuine, Napoli (Campagna-Italia). Atje ku po i priste mbreti i pabesë Roberti II.

Sapo arritën në Pallatin mbretëror, pritja ishte vërtet madhështore.

Gjithashtu edhe festimet deri në mesnatë ku Andrea dhe Helena shkëmbyen shumë dhurata me mbretin e pabesë. Në mendjen e tij djallëzore po bluante një plan shumë makabër. Mëngjesin e ditës së nesërme nga portat e pallatit mbretëror anzhuin, dolën dy arkivole të mbyllura.

Ata transportonin kufomat e bashkëshortëve “Andrea Topia dhe Helena D’Anjou Thopia”. Legjenda thotë që të dyve ju ishin prerë kokat me urdhër të Mbretit Robert. Ishte ai i cili kurrë nuk jua fali turpin që i kishin shkaktuar. Ky baba shpirtkazëm, u tërhoq në vetminë e tij ogurzezë duke ndërruar jetë me zemër të plasur më 20 janar 1343.

Në atë kohë Princi famëmadh Karl Topia ishte vetëm 12-vjeç.

Nga Paulin Zefi
(7-dhjetor-2016).