Pos nga të ftohtit, kolla e thatë mund të shkaktohet edhe nga ajri i ndotur, ndryshimet hormonale të kohës së pubertetit, çrregullimit të punës në mushkëri, konsumit të një cigareje pas tjetrës, alkoolit apo infektimit të sistemit të frymëmarrjes.
Ilaçet natyrale:
Kana
Kana nuk është vetëm për ngjyrosjen e flokëve apo zbukurimin e lëkurës me “tatuazhe natyrale”. Kjo bimë është e shkëlqyeshme edhe për zbutjen e kollës. Por, vetëm duhet pasur kujdes t’i merrni gjethet të cilat trajtohen me pesticide. Zini një gotë me ujë me gjethe të kanës dhe me çaj të ftohur pastrojeni fytin. Konsumojeni kanën dy herë në ditë derisa kolla të kalojë.
Borziloku
Borziloku zakonisht përdoret tek infektimi i mishit të dhëmbëve, ftohja, gripi apo kolla. Si përdoret? Çdo ditë konsumoni rreth dhjetë gjethe të borzilokut për kafjall, që të mbroheni nga ftohja. Gjethet e borzilokut të tharë i pastroni me ujë të vakët dhe i lini të zhytura në ujë për dhjetë minuta. Çajin e merrni rregullisht, por pas tetë ditëve bëjeni një pauzë për dy javë.
Qepa
Lëngun nga koka e qepës përziejeni me lëngun e limonit. Kjo pije duhet konsumuar dy herë brenda ditës, derisa kolla të zbutet. Po ashtu në këtë pije, sipas dëshirës, mund ta shtoni edhe nga një lugë mjalt