Kercimi i luftes, Gege dhe Toske, Vallja e shpatave
Home » Studenti Online » Dega Histori » Vallja e shpatave

Vallja e shpatave

Themi “VALLJA E SHPATAVE” ose “Kercimi i luftes”. Manifestim shume dinamik dhe dritherues i fuqise fizike dhe aftesive vdekjeprurese te Luftetareve Arbero-Shqiptare. Kjo behej kur argetoheshin perpara betejes se radhes per te sfiduar engjellin e vdekjes ose kur kremtonin fitoret e bujshme kunder armikut.

Kercimi i luftes, Vallja e shpatave

“Vallja Shqiptare e shpatave” sot perfaqeson nje tradite shume te vecante dhe mbreselenese por qe fatkeqesisht po zvenitet me kalimin e viteve. Vetem Burrat e Treves se mrekullueshme te Rugoves (Peja e Dardanise) vazhdojne qe ta konservojne me shume fanatizem.

Kercimi i luftes, Vallja e shpatave

Eeeh…..dikur, “Vallja e shpatave “ishte shume me teper sesa nje ritual i shenjte per te gjithe Luftetaret Arbero-Shqiptare. Kjo valle u jepte zemer, i frymezonte per fitore, ju kallte daten spektatoreve te huaj. Ne vecanti kur kjo valle ekzekutohej prej disave nga luftetaret Shqiptare me te zhdervjellet. Ata kercenin me shpatat e zhveshura ne doren e djathte dhe millin ne doren e majte. Nderkohe qe ata shoqeroheshin nga tingujt e”Ciftelise”. Sidomos nga bucimat krupendjellese te “Tupanit ose Daulles” !!!!!…..

Kercimi i luftes, Vallja e shpatave

Kjo valle kaq e vecante arriti qe te pushtoje te gjitha qytetet kryesore te Mbreterise egjiptiane dhe rajonin e Lindjes se mesme. Por edhe “Luftetaret e fuqishem Shqiptare” ne kohen e sundimit te Shqiptarit famemadh “Sulltani egjiptian Mehmet Aliu i madh”.

Ky ishte i lindur ne qytetin Kavalla (Greqia lindore) ne nje familje Shqiptare nga treva piktoreske e Kolonjes. Arabet e ngathet kopjuan shume shpejt levizjet akrobatike te Luftetareve Shqiptare. Kete e bene duke modifikuar vallet e tyre te hershme monotone beduine (Semito-Hamite). Ndersa udhetaret e huaj (Angleze dhe Franceze) u mahniten kaq shume nga keto valle dinamike. Disa piktore te njohur europiane i perjetesuan ne disa nga kryeveprat e tyre etj.

Kercimi i luftes, Gege dhe Toske, Vallja e shpatave

Dikur kete valle e kercenin se bashku “Gege dhe Toske”. Ndersa sot vazhdojne qe ta konservojne vetem burrat kreshnike Shqiptare te Bjeshkeve te namuna (te bekuara) ne Treven perrallore te Rugoves (Peja e Dardanise).

Nga Paulin Zefi