Njeriu nuk vdes ne varrimin e tij. Vdes kur harrohet nga te dashurit e tij.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Njeriu nuk vdes ne varrimin e tij. Vdes kur harrohet nga te dashurit e tij.

Njeriu nuk vdes ne varrimin e tij. Vdes kur harrohet nga te dashurit e tij.

Njeriu nuk vritet sa here gjakoset por aq here sa i thehet shpirti…..

Me nje fjale te rende apo me nje fjale te pathene. Te gjitha heret vdesim dhe ringrihemi pa e ditur sesi ja dolem. Njeriu eshte shume i cuditshem. Arrin te buzeqeshe ndonese zemra eshte gati te plase dhe te dale nga kraharori.

Jo me kot thone, qe njeriu nuk vdes ne varrimin e tij. Vdes kur harrohet nga te dashurit e tij.

Te harrohesh per se gjalli, kjo eshte dhimbje. Te mos kesh dike qe te presesh me padurim per te kaluar netet e dhjetorit, apo ditet e gushtit. E te sorollatesh neper cdo qoshe te dhomes, duke u perpjekur te ndjesh diku ate arome  parfumi. Duke shpresuar qe ndonje molekule arome, te te riktheje pas ne kohe dhe te ringjalle. Te mbushe me jete e fryme njekohesisht…

Dhimbja me e madhe e njeriut eshte kur nuk ka dike qe te ndaje triumfet, apo te rrefeje deshtimet e tij. Me vjen keq per sa here perpiqem te besoj qe eshte e perkohshme nje ndjenje e tille. Kur e di qe, shpirti im eshte harruar nga cdo mendje njerezore..

Sa e trishte..

E gjora ajo qenie qe nuk ka nje shpatull ku te mbeshtese koken. Qofte edhe per te qare sa here lotet i kane ardhur ne gryke. Me vjen keq per sa here kam dashur qe dikush te me thote : Ej, jam ketu per ty. Ndihem i deshtuar si njeri sa here qe mendoj se nuk eshte dikush, diku, per te thene qe : Po te pres me padurim te vish, mos u vono…

Valle askend nuk e merr malli per mua?

Askujt nuk i kam  munguar aq sa te me kerkoje? Aq kot po jetoj sa asnjeri sdo ta dije nese kam ftohte, apo nese dielli po me ben te pelcas nga vapa…. Mesa duket keshtu qenka te vdesesh…

Ose do me duhet te pres deri ne varrimin tim, te mbulohem me dhe, e shpresoj qe hija ime te endet rreth njerezve qe flasim mire per mua e qe thurin lavde. Ndoshta, ate dite do te jem duke jetuar per te paren here. Do te kete njerez qe do me qajne sepse vdiqa, e te tjere qe do bejne cudi qe isha akoma gjalle. Epo nuk do cuditem nese ndonjeri do thote : Pse akoma gjalle ishte?

I gjalle qenkam, e shpirti me ka vdekur. Eshte groposur ne varrezat me te shkreta te harreses. Aty ku askush nuk do donte te perfundonte.

Por papritur  e pa menduar, jeta te perplaska neper disa situata qe si kishe imagjinuar. Sa e sa here ke qene rrethuar me dhjetera njerez, duke qeshur e gezuar. Ke patur dike, per tu mbeshtetur. Dike me te cilin ke preferuar te ndash kafshaten e fundit te cokollates tende te preferuar. Mund te kesh dike qe te shijon kafeja me shume se me askend tjeter. Diku ke dike me te cilin deshiron te shikosh lindjen dhe perendimin e diellit cdo dite. Eshte dikush qe te pyet nese deshiron dicka te pish sa here qe po kapercen nje gllenjke uje..

Diku dikujt i mungon………………..

E ai dikush nuk te ka dhe as nuk do te kete ndonjehere sepse zgjedhjet nuk behen cdo dite te jetes tende. Per nje arsye e per nje tjeter do te shohesh veten duke u tretur ne harrese nderkohe qe dikujt i digjet shpirti per ty, e dikush as qe do ja dije nese je apo jo.. Ky eshte paradoksi i jeteve tona.

Nje dite vjen nje moment kur ti jeton me fytyren kthyer nga dera, duke pritur qe te vije ai dikush. Ai qe te jep jete e shprese.

E ndoshta gjithcka do mbetet nje pritje..

Sepse nuk duhet te harrojme qe, cdo njeri lodhet.. Lodhet duke dashur dike qe nuk mund ta kete. Dikush vdes sa here e shikon gjysmen e zemres se mohuar teksa ndan jeten me dike tjeter.. E di cfare?? Cdo njeri lodhet nje moment duke jetuar dy jete.  Nderkohe qe njera nuk i perket as qe do i perkase ndonjehre. Dhe mua me vjen keq..

Jo gjithmone na vrasin..

Shpesh vrasim veten duke pritur dike. Ndoshta atij dikushi nuk ja japim mundesine te na afrohet. Ndoshta ja kemi perplasur dyert e mohimit ne fytyre me mijera here. E pse duhet te vazhdojme te shpresojme qe ai njeri akoma na mendon?  Ne i vrasim te tjeret. I vrasim duke i mohuar.. Duke ju dhene me shume shprese sesa duhet. Duke ju ofruar siguri, per te cilen as vete nuk jemi te sigurte. Dhe keshtu, kur te kthjellohemi qe nuk jemi duke bere mire, jua plasim fjalet si bombe, duke e dikur qe po e vrasim.. Por nuk e mendojme me gjate….

E di kur e mendojme kete gje??

Kur dikush tjeter te na vrase ne.. Te na e ktheje dhimbjen me te njejten peshe qe ja dhame dikujt tjeter. E dhimbshme apo jo?
Pothuajse aq e dhimbshme sa ajo qe i shkaktuam dikujt qe na deshi.

Vertet mendonit se reciprociteti nuk ekziston? Epo keni gabuar. JETA ESHTE AQ RECIPROKE SA NUK JUA MERR MENDJA… KARMA EKZISTON.

Fatkeqesisht ne i vrasim njerezit…

Me fjale te pathena e te pashprehura. I vrasim duke mos i dashur. I vrasim me heshtjen qe duhet te bertase. Fatkeqesisht edhe te tjeret na vrasin ne.. Na vrasin duke na harruar per se gjalli……………………………

Lexoni me shume histori dashurie duke vizituar kategorine :

  Historia ime