Kënga e Edona Lalloshit, një hit që është kënduar në vitin 1998. Edhe sot vazhdon dhe pëlqehet nga të gjithë. Si një këngë që mbetet në memorie, Dhurata Dora dhe Lumi B vendosën ta rikthejnë sërish atë në një version ndryshe.
Kur version i ri i këngës “Simpatia” u publikua, u pyet Edona se çfarë mendimi kishte për përpunimin e këngës së saj?
Ajo u shpreh se i pëlqente shumë ideja që një këngë e 20 viteve më parë, është rikthyer sërish me një tjetër version.
Por në një intervistë për Prive, Edona ka zgjedhur se cili është version që asaj i pëlqen më shumë.
“Unë dhe komentuesit mendojmë se edhe pse ky version është i lezetshëm, nuk diskutohet. Eshtë një këngë që mbetet në vesh. Edhe 20 grupe të tjera ta përpunojnë, origjiinalja sërish do të dëgjohet. Unë mendoj se origjinalja mbetet origjinale. Ajo që të gjithë e pëlqejnë, sigurisht,” është shprehur Edona.
Po juve cili version ju pëlqen më shumë?
Burimi : Revista Class