Facebook ka bërë që ndarjet të jenë më të komplikuara sesa që duhet.
Në fillim ju duhet të merreni me ndarje. Pastaj ta ndërroni statusin e lidhjes tuaj dhe pastaj të vazhdoni ta shihni fytyrën dhe emrin e ish të dashurit çdokund vetëm nëse jeni të vendosur ta largoni atë nga lista e shoqërisë.
Por pas disa viteve, Facebook më në fund ka vendosur ta bëj një zgjidhje për këtë.
Para disa kohesh faqja e njohur ka njoftuar se janë duke testuar një mënyrë të re se si të anashkaloni ish të dashurin në njoftime.
Për momentin është duke u testuar në përdoruesit e telefonave në Shtetet e Bashkuara, por do të shpërndahet edhe në vende të tjera nëse është me sukses. Ju mund ta bëni këtë në mënyrë manuale dhe është një mënyrë të lehtë.
Ja si funksionon :
Kur keni vendosur se nuk jeni ekskluziv me partnerin tuaj, ju mund ta ndryshoni statusin tuaj të lidhjes si gjithmonë. Pastaj, ju do të keni një opsion për të ndryshuar se sa shpesh dëshironi ta shihni fytyrën e ish të dashurit në Facebook. Ju mund të zgjidhni se dëshironi ta shihni më pak emrin dhe foton e profilit të tij, pa e larguar atë nga lista e shoqërisë. Kjo do të thotë se postimet e tij nuk mund të dalin në faqen tuaj dhe kur dëshironi të etiketoni shoqërinë në foto, video, ose statuse, emri i tij nuk do të shfaqet si sugjerim.
Dhe rregullimi juaj (settings) mund të funksionoj në të njëjtën mënyrë, duke mos e ditur ish i dashuri juaj.
Ju mund ta bëni që ish i dashuri juaj të mos i shoh postimet tuaja, vetëm nëse janë të etiketuar me emrin e tij ose e shpërndarë nga një shoqëri të përbashkët që keni.
Dhe ju mund ta largoni etiketimin fshehtas nga të gjitha statuset dhe fotot që ju keni postuar bashkë gjatë momenteve të bukura.
Në këtë mënyrë, ish i dashuri juaj nuk do të ketë mundësi të shfaqë ato kujtime të “Momentet e tij të shkëlqyera”.