Dashuria e perjetshme nuk ekziston ne te gjitha rastet. Sigurisht qe te gjithe ne duam te kemi dike per tere jeten prane. Por jo gjithmone ja arrijme te kemi ate te duhurin/en. Nuk kemi pse te ndihemi aspak fajtor nese ndjenjat fillojne te zbehen.
Detyrimisht qe do te ndodhe dhe ne njefare menyre eshte normale. Dashuria eshte shume e zellshme ne fillim. Tek te gjithe ciftet eshte nje periudhe lulezimi ne dashuri. Kjo per arsye se ndihen te afert, shijojne cfare kane, dhe ndihen me fat. Por sigurisht qe me kalimin e viteve rriten edhe pergjegjesite. Mbase fillon te kuptosh me mire se cfare meriton.. E kur e krahason me cfare ke behesh skeptik. Kjo ben qe ne menyre spontane, te filloni te ndiheni ndryshe. Kush e ka fajin? Askush dhe asnjeri!
Per te kthjelluar me shume idete tuaja, hidhni nje sy me poshte!
Ndjenjat jane te perkohshme.
Ne nje fare menyre nese nuk investojme ne to, do te zbehen… Nuk mjafton gjithmone te jemi mire fizikisht. Ndaj ndodh ftohja e ndjenjave. Meshkujt pasi behen me familje priren te investojne me shume nga ana materiale sesa ajo shpirterore. Keshtu ndaj bashkeshorteve fillojne e ngarkojne pergjegjesi familjare duke e larguar ate ngrohtesine shpirterore. Kjo nuk eshte aspak e shendetshme per nje lidhje. Ndjenjat duhet te jene primare mbi te gjitha.
Mbeshtetja shpirterore dhe emocionale eshte paresore ne jetegjatesine e nje lidhje. Mbi te gjitha kurrsesi mos e beni nje lidhje te jete monotone. Fakti qe asnjehere nuk ngopeni me punen qe keni, nuk do ju beje te keni nje marredhenie familjare te shendetshme. Nese ju te dy filloni ti perkushtoheni gjithsecili punes qe keni, detyrimisht do lindin dyshime. Perse nuk eshte si ne fillim?? (Do te mendoni ne heshtje, nderkohe qe asnjeri nuk ben perpjekje per te ndryshuar kete gjendje)
Me kalimin e kohes duke menduar gjithnje per mireqenien ekonomike, do ti krijoni probleme lidhjes suaj. Ne ambjentet e ndryshme qe ju jeni, keni gjithashtu shoqerite tuaja, qe sa me shume thyejne akujt aq me i larget do ju duket partneri. Cdo femer gjen mbeshtetje tek nje mik. Kjo do e beje ate te mendoje se partneri i saj nuk eshte i denje per te. Madje do te filloje te vendose ne dyshim vertetesine e ndjenjave. Pak nga pak do te arrije te krijoje gjithsecili raporte te ngushta me njerez te tjere. (Qe te jeni te sigurte qe nuk kontribojne ne distancimin tuaj. Mos harroni : Lidhjet nuk prishen nga nje person i trete, ato prishen sepse ju i dhate me shume hapesire sesa duhet atij personi)…
Pergjegjesia e kujt?
Eshte e kuptueshme tendenca qe kane ciftet per te hedhur fajin larg vetes. Normalisht qe asnjeri nuk ka deshire te mbetet fajtor per ndarjen. Ndaj edhe nisin te hedhin pergjegjesite larg vetes. Kjo ndodh krejt natyrshem. Pastaj fillojne te kerkojne edhe mbeshtetjen shpirterore tek te tjeret. Te cilet ne keto raste ia bejne gropen me shume lidhjes. Disa tipa jane te dashuruar pas ndjesise te te dashuruarit vazhdimisht. Aq sa shpesh mund edhe te quhen te dashur serial. E ne fund nuk e dine se ke po dashurojne dhe ke lane pas kraheve.
Problemi mbetet gjithnje tek bashkebisedimi. Me koshience te plote mund te themi se ciftet nuk kane mire-komunikim me njeri-tjetrin. Nese ndihen te acaruar me njeri tjetrin secili zgjedh ‘qoshen’ e tij dhe ‘arratisen’ me ndergjegjie te plote nga njeri-tjetri. Ky eshte finalizim i papjekurise se gjithsecilit. Presin te dy nga njeri tjetri dhe asnjeri nuk ben asnje hap drejt permiresimit te kesaj gjendje. Vajzat gjithnje presin prej djemve te bejne nje perpjekje. Nderkohe qe asnjehere nuk perpiqen te kuptojne sesa i lodh ata kjo sjellje.
Perpjekjet dhe kontributet per te mbajtur nje lidhje te shendetshme duhet te jene reciproke.
Si duhet te sillemi kur dashuria nuk eshte me si me pare?
Thjesht ka ardhur koha te ndodhe. Sado te perpiqesh ti nuk e zh’ben dot ftohjen emocionale qe ke. Keshtu qe s’ke as pse te ndihesh sikur ke bere krim. S’keni arsye pse te zhvisheni nga pergjegjesite por aq me pak qe te kembengulni qe te lini fajin tek dikush. Se pari sigurohuni qe keni qene nje partner i denje per marredhenien tuaj. Mendo dhe reflekto ne qetesi. A ke bere gjithnje zgjedhjet e duhura ne te mire te te dyve? A keni menduar te gjeni nje partner tjeter qe t’u beje te ndiheni mire?
Nese kjo ndodh, atehere uluni dhe me qetesi mundohuni te gjeni nje zgjidhje.
Fakti qe mes jush nuk eshte me ai pasioni i meparshem nuk do te thote se ai pasion nuk mund te rikthehet. Perpiquni te gjeni gjuhen qe gjithnje keni komunikuar. Mos harroni qe edhe ju jeni po aq fajtor sa edhe partneri nese zgjidhni te heshtni. Pastaj nese ju perpiqeni vazhdimisht dhe pertneri juaj nuk e ben kete gje, atehere ka ardhur momenti qe me ngulm te kerkoni nje pergjigje se cfare po ndodh.
Ama mos harroni, pa sakrificat e te dyve, pasioni dhe dashuria nuk mbahet gjalle..
Cfare duhet te beni ne kete rast?
Pike se pari te vini ne dijeni partnerin/en se asgje nuk po ndryshon (pavarsisht perpjekjeve tua). Te tregoheni te bindur per ndjenjat qe keni dhe kishit. Arsyetoni me bindje ne baze te ndjenjave qe ju keni. Mos permendni situata te pakendshme. E mbi te gjitha mos u perpiqni te largoni pergjegjesite nga vetja. Thjesht shpjegohuni per cfare keni per te thene. Beni mire te thoni haptazi shqetesimin qe keni. Mos i bini anash!!!
Sigurisht qe duhet te jepni edhe mundesi zgjidhje gjithashtu. Mos thoni : – Duhet te ndahemi.
Por :- Cfare do te bejme ne kete raste te dy se bashku? Keshtu do te jeni me te ndershem me veten dhe me ate njekohesisht….
Ne vend te : U lodha me kete gjendje.
Thuaj : Eshte disi e parehatshme kjo situate per ne. Une bashke me ty dua te gjej nje zgjidhje.
Mos e detyroni partnerin te bjere ne nje mendim me ty per hir te asgjeje. Nese me te vertete deshironi te ri-ndjeni sikur ne fillim , mos mbani mbi veten faje. Deshira per te bere partnerin qe te ndihet mire, shpesh na ben qe te pranojme faje qe si kemi. Epo kjo nuk eshte zgjidhje! Ne fund te fundit asnjeri nuk jeni te detyruar te rendni pas dickaje qe s’po i gjeni fillin dhe mbarimin. Por mos harroni : Asnjeri mos kerkoni kohe te rrini vetem apo larg nga njeri tjetri. Ne kete rast ju nuk nuk do te arsyetoni rreth situates qe gjendeni. Vecse do te kerkoni te shpetoni dhe pas disa kohesh te pranoni me lehte ndarjen. Pas nje ftohje emocionale gjithkush deshiron te jete vetem me deshiren e vetme qe te gjeje qetesi… Mos e beni kete gje!!