Shume persona e gjejne si zgjidhje ngrenien e thonjve. Ata i kafshojne aq sa mund te ndjejne edhe dhimbje. Pevec demit shendetsor qe i bejme vetes, eshte edhe paraqitja pamore qe le shume per te deshiruar. Te vret syrin gjersa sheh nje dore me thonje te gjymtuar.
Arsyet pse ndodh kjo gje jane te shumta, por nuk do i tregojme sot. Cfare duam te paraqesim ne kete artikull eshte menyra sesi te largoni kete ves acarues.
Ja cfare duhet te beni :
Lyejini thonjte e kuq.
Ngjyra e kuqe ju ndalon shume qe ti hani thonjte. Ju nuk do te keni deshire te prishni uniformitetin e thonjve. Nese i rregulloni thonjte me tipsa apo me xhel, do ta keni me te lehte te mos i demtoni. Edhe sepse jane te forte dhe ju dhembin dhembet. Por edhe sepse ju kane kushtuar, per ti rregulluar ne ate forme..
Hani vetem thonjte e njeres dore.
Sigurisht nuk presim qe ju te ndaloni se ngreni thonjte brenda nje nate. Eshte nje procedure e veshtire qe ju merr kohe. Gjithsesi ne ju sugjerojme te hani vetem thonjte nga njera dore. Keshtu qe kur ta shihni doren e demtuar, atehere do te keni deshire ta keni njelloj si tjetren.
‘Mashtroni trurin’
Kjo teknike fuksionon. Nuk po ju mesojme sesi te beheni mashtrues, por po ju mesojme se ju mund ta ndryshoni ate shprehi. Nese keni deshire te kafshoni thonjte, atehere beni dicka tjeter. Sapo te qoni gishtin tek goja, merrni nje leter dhe paloseni disa here. Ose merrni ne dore telefonin dhe largoni mendjen. Nese nuk keni asnjerin opsion qe ju gjendet prane, thjeshte perqendroni shikimin ne dicka dhe largoni mendjen.