
Ah kur bëhet fjalë për punë, edhe e duam edhe ngrysim fytyrën, kjo si zakon i mësuar por edhe i ngjitur. Ju kuptoj plotësisht, mos u ndjeni në siklet, ju ndodh të pyesni veten çfarë po ndodh me mua, kur në një kohë kaq të vështirë për të gjetur një punë unë ankohem?.
Për hir të vërtetës vështirësia qëndron tek sistemi sesi ajo përcillet si nevojë apo pasion për të punuar. E pakundërshtueshme si e tillë është sjellë, me një mistikë herë për të përmbushur nevojat dhe për të intepretuar me pas virtytet e njeriut. Dhe herë për të zbuluar brenda nesh pasionin për punën. Sot terapistët ashtu si edhe unë në punën me individ. Këshillohet të ndiqet pasioni për punën që ke dhe dëshiron.
Udhëhiqemi shpesh për nga zakonet që kemi marrë përgjatë jetës familjare. Aty kemi mësuar profesionet e prindërve tanë, punën që ata bënin, gëzimin,lodhjen,zëmërimin që ndienin në punë,dhe ngarkesën që e reflektonin në shtëpi.
Përse ka rëndësi kjo?.
Kjo reminishencë e së shkuarës na ka përgatitur ne që jemi sot, me dëshirë ose jo për punën. Të përgatitur ose jo për ndjesitë që përfshin puna. Të ndërgjegjësuar ose jo ndaj nevojave që kemi për të gjetur rrugën se çfarë të zgjedhim.
Puna dhe të qënurit në punë, ka ndryshim si në perceptim ashtu edhe në angazhim. Kur punësohemi pritshmëritë,vullneti,janë relativisht pozitive,ndihmon kështu ndjesitë që kemi ndaj përgjegjësisë në punë.
Puna përveç si :
- proçes jetik,
- stimulon kreativitetin,
- përmirëson komunikimin,
- ndërgjegjëson individin dhe shoqërinë,
- angazhon dhe largon nga monotonia.
Ashtu siç e thotë edhe shprehja popullore Puna është nder, edhe pse sot nocioni i punës është fleksibël për intepretim të saj, edhe pse ende puna paragjykohet dhe profesioni stigmatizohet.Një tjetër shpjegim vjen për punën e padëshiruar nga të rinjtë vetë ata paragjykojnë mundësitë për punësim.
Kjo si arsye të fortë shkollimin e tyrë,që nuk përputhet me atë nivel akademik. Ndaj në shoqërinë tonë është më evidente për hir të konceptit të një sistemi që ka kalitur dhe ngritur kult 5-6 profesione si të vetmet që ekzistonin.E ndryshuar kjo mëndësi sot ne na gjen të papërgatitur dhe të gjykuar për punën që bëjmë.
Në një kohë që sot puna na zgjedh,dhe shumë pak prej nesh e kanë këtë të mirë që e zgjedhin, të lë për qënë në konflikt me veten dhe të tjerët. Shiritin e presim vete,duke e paragjykuar ne të parët për punën ku jemi. Duke njohur dhe përshtjelluar në analizë kulturën për punë mbetet për të thënë jo nuk jemi të ndërgjegjësuar për punë.Edhe pse vijmë nga breza me kontribut të lartë në punë dhe punësim.
E pandërgjeshmja kolektive nuk ka thyer tabu, por ka rrëzuar edhe ato mundësi për të kultivuar/injektuar dëshirë për të punuar. Me apo pa dashje shoqëria mendoi se e rrëzoi murin,por ngriti barriera që sot e kësaj ditë po luan kuka-fshehti, si për të thënë që nuk dua të rritem dhe të punoj. Nuk dua kurrsesi të bëjë sarkazëm, por pasiviteti për punë është kaq i shprehur,saqë më vend të bëjë naze ai/ajo që punëson bën punëmarrësi,jo se ajo që thashë nuk respekton të drejtën e njeriut,por lë të kuptosh se ka hierarki nevojash dhe vlerash.
Sot të rinjtë, edhe pse i dal në krah për t’i kuptuar pengesat që vijnë si pasojë e ngërçeve që nuk janë ata shkaku për këtë, prapë shoh indiferentizëm,mungesë nevoje, dhe shoh prindër që i mbështesin dhe i përkedhelin me faktin se kemi ne. Jo të gjithë familjet shqiptare kanë këto predispozita,por kanë edhe këtë aspekt që është po kaq negativ sa i pari, prindër që nuk kanë punuar për të induktuar tek fëmija nxitjen për të punuar dhe për të krijuar pavarësi.
Janë po këta fëmijë që kur përballen në kolektiv të punës, ngecin në komunikim,si dhe për të pasur një marrëdhënie të mirë me eprorët apo me kolegët.
Marrëdhëniet midis eprorit është tjetër dhe midis kolegëve janë tjetër gjë. Në nivel diskutimi, këto marrëdhënie nuk janë të barabarta, pasi në varësi të figurës që mbart eprori dhe moto që përcjell ai midis njëri-tjetrit. Marrëdhëniet midis kolegësh rregullohen,pasi mbulojnë njeri-tjetrin,por si i bëhet kur shefi është autoritar,puna bëhet e lodhshme apo shefi nuk durohet. Nuk duhet sosur durimi, nësë shefi ju urdhëron,apo bërtet ka diçka që nuk shkon me ju, jo për të përkrahur katilin,por për të kuptuar edhe jetën e tij/saj në aspektin jo vetëm profesional por edhe personal. Dhe të njëjtën gjë vlen edhe për shefin kërkojeni që t’ju respektojë,gjithmonë në kushte favorizuese për ju.
Por ja që njëri nga ju është i pabindur,krijon telashe mes kolektivit, ankohet për shefin, për punën që është e lodhshme, unë do t’a ndihmoja nëse ti, në momentet e tua më të qeta të kthjelloheshe për situatat e pakëndshmë që krijohën midis teje dhe anëtarëvë të tjerë,unë bësoj se po të jesh i drejtë e di përgjigjen,por edhe nësë nuk e gjen veten në faj,bëj që të kuptosh pse sillen ata keq,ndoshta keni po të njëjtë situatë.
Reflektimi është një ndër rrugët për të marrë përgjigje pse jo dhe për të gjetur veten në paqe.
Si të ndihemi mirë në punë.
-Zgjidh punën që di dhe bën më mirë,por edhe nëse je në një vend që është krejt e kundërta e saj, që unë nuk e bësoj, pasi edhe pse ndryshe në emërtim, por të shohim më thellë,ka dicka që është për ne.
– Ji i gatshëm për të ndihmuar kolegët e tu, mësoni të shkëmbeni punën,kështu ndërtoni dhe ruani respektin.
– Ndani ecurinë e punës me eprorin, dhe këshillohuni me të, forcon marrëdhënien.
– Jini i hapur për problemet që hasni në punë,edhe pse rrezikon performancën tuaj,më mirë t’ju njohin të sinqertë sesa individ të shtirur.
– Thuani Jo nëse ju kërkojnë të bëni punën që nuk ju përket, të tjerët do të kuptojnë temperamentin tuaj, edhe pse kjo mund t’ju rrezikojë vendin e punës,më mirë kështu do të vuanit me tepër duke u rimëkëmbur nga të tjerët ose më keq nga vetë shefi.
– Nuk ka punë të lodhshme, e kuptuar kjo në mënyrë të hollë që do të thotë,në çfarëdo lloj pune mjafton që ne ta marrim seriozisht dhe zhduket lodhja në punë dhe njerëzit që na lodhin, eh kjo sa për të marrë veten me të mira por që funksionon më besoni.
Si t’a ndihmojmë veten në marrëdhënie punë
Nëse jeni person që nuk përshtateni dot në atë vend punë,ju sugjeroj të largoheni prej andej,dhe të bëni një periudhë pushimi derisa të rifitoni energji.
Nxeheni për gjënë më të vogël me kolegët në punë,ndani me të ndjesitë që keni dhe flisni hapur,me siguri situata do të ndryshojë.
E keni të pamundur të përfundoni punën që ju është caktuar, krijoni një axhendë në bllokun tuaj të punës,dhe përcaktoni me radhë detyrat si më të rëndësishme dhe ato më pak.
Mos ngarkoni veten me cështjet familjare,puna do t’ju duket me e lodhshme dhe ajo ditë do jetë me e gjata dhe performanca zero.
Ҫdo ditë kur ngrihesh thuaj kjo ditë është për mua. Jeta familjare dhe e punës do të duken si kënaqësi.
Puna dhe Familja janë përmbushja që njeriu i kërkon dhe jo të gjithë e gjejnë. Më lëjoni të ndaj këtë ndjesi me ju lexues të dashur. Me vjen keq për ata njerëz që kanë dëshirë dhe pasion për të punuar dhe gjenden të papunë, dhe të tjerë që janë dhe neglizhojnë. Eh ç’mund të them çështje fati.
Punoi: Manjola Baçi M.Sc.Psikologe Klinike Revista Psikologjia Gusht 2015 Nr.99