Rendesia e perqafimeve. Lehtesimi emocional qe perfitojme prej tyre
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Rendesia e perqafimeve. Cfare shprehin ne vetvete keto gjeste!

Rendesia e perqafimeve. Cfare shprehin ne vetvete keto gjeste!

Rendesia e perqafimeve. Lehtesimi emocional qe perfitojme prej tyre

Psikologji – Një veprim i përditshëm i përshëndetjes dhe afrimitetit, përqafimet janë mënyra më e mirë për të përçuar paqe dhe për të forcuar lidhjen emocionale me të tjerët. Njihuni me llojet dhe domethënien e përqafimeve të ndryshme.

 

 

 

Përqafimi është një ndërveprim i zakonshëm midis dy njerëzve që afrojnë trupat për të kontaktuar me njëri-tjetrin. Ai përdoret për disa arsye.

 

 

Përqafimi është një formë përshëndetje që përbën në vetvete një ritual të përshkruar me veprime dhe minuta. Këto variojnë nga një kulturë në tjetrën, si për shembull :

  • Përqafimi krahëhapur me kontakt direkt sysh dhe shprehje fytyre miqësore, që sinjalizon përqafimin e afrimitetit.
  • Përqafimi me një ose të dyja duart.
  • Nje perqafim me rrahje, apo fërkim të kurrizit.
  • Shqiptimi i disa fjalëve gjatë përqafimit, apo edhe puthjet në faqe në të njëjtën kohë.

Rendesia e perqafimeve. Lehtesimi emocional qe perfitojme prej tyre

Qetësimi

Përqafimet përdoren gjithashtu për të qetësuar dikë që është tepër i shqetësuar. Si për shembull, kur një fëmijë qan apo kur një shok ose shoqe është i/e mërzitur. Përqafimet e qetësimit janë shpesh të gjata dhe vazhdojnë derisa tjetri të ndihet më mirë.

Afërsia

Përqafimet përdoren gjithashtu për të krijuar besim dhe për të forcuar lidhjet emocionale me një person tjetër. Duke pasur çaste të afrimitetit, njerëzit bëhen ‘një’ dhe bashkojnë identitetet për pak momente.

Afeksioni

Përqafimi përdoret shpesh midis miqve. Prekja sinjalizon besim dhe rikonfirmon lidhjen. Nëse mund të përqafoni dikë pa u shqetësuar se çfarë ka në mendjen e tij, me shumë gjasa po tregoni afeksion. Ashtu si përqafimet e përshëndetjes, edhe ato të afeksionit, shpesh përbëhen nga një shtrëngim i shpejtë dhe prekje e njërës faqe. Disa persona, përgjithësisht femrat, i përdorin përqafimet e afeksionit shumë shpesh.

Dashuria

Përqafimi është një pjesë kyçe e çdo marrëdhënie romantike. Dhe një përqafim i parë i dhënë si shenjë afeksioni, është një hap për puthjen e parë, që sinjifikon thellimin e dashurisë. Përqafimi është më i përhapur te lidhjet romantike dhe zgjat më shumë se përqafimet e afeksionit. Ky lloj përqafimi ka më shumë gjasa të përfshijë të gjithë trupin dhe çon drejt veprimeve të tjera si puthjet, përkëdheljet etj.

Edhe pozicioni i dorës në kurriz është një shenjë shumë domethënëse. Sa më poshtë të jetë dora, aq më i madh është intimiteti. Sa më shumë të zgjasë përqafimi, aq më i madh është edhe pasioni.

Zotërimi

Kur një burrë i hedh krahun partneres së tij në prani të të tjerëve, është një mënyrë për të thënë “është e imja”. Jo vetëm një shprehje e mbrojtjes. Përqafimi zotërues përmban edhe shenja xhelozie. Kur një grua përqafon partnerin e saj, kjo do të thotë se ajo po kërkon shoqërinë dhe vëmendjen e tij.

Mbrojtja

Kur një burrë përqafon në publik partneren e tij, ky është një sinjal se ai e mbron atë dhe është i përgatitur të luftojë për sigurinë e saj.

Dominimi

Një përqafim mund të përdoret edhe si akt dominimi. Duke pushtuar hapësirën trupore dhe duke marrë komandën e trupit të personit tjetër. Dikush shpreh fuqinë e tij dhe etjen për të pushtuar tjetrin. Ky lloj përqafimi shkakton konfuzion, sepse nuk është e qartë nëse është për afeksion apo dominim. Ky i fundit fillon tepër shpejt për t’i dhënë ‘viktimës’ pak kohë të reagojë dhe gjithashtu është pak më shtrëngues se normali për të treguar fuqinë.

 

Rendesia e perqafimeve. Lehtesimi emocional qe perfitojme prej tyre

 

Llojet e përqafimeve

  • Përqafimet kur trupat janë të distancuar nga njëri-tjetri dhe takohen vetëm në pjesën e sipërme, me pak ose aspak kontakt pamor, janë përqafime të përshëndetjes normale, shpesh të parehatshëm për të dy personat.
  • Kur dy persona hapin krahët në largësi kundrejt njëri-tjetrit, por nuk takohen, kjo është shenjë se një përqafim i vërtetë është i vështirë ose turpërues për momentin.
  • Përqafimet e forta, me takim të plotë të trupit, janë shprehje e dominimit dhe mund të jenë të sikletshme për personin më pak aktiv.
  • Nëse dikush të përqafon papritur, vetëm me pjesën e sipërme të trupit dhe të rreh shpatullat ose kurrizin, kjo do të thotë se është shenjë shoqërie, por mund të jetë një afeksion i limituar. Në përqafimet e gjata, rrahja e kurrizit tregon dëshirë për t’i dhënë fund përqafimit.
  • Përqafimet me takim të faqeve dhe me tingullin e puthjes, janë një përshëndetje e sjellshme, që tregon respekt për trupin dhe hapësirën private të tjetrit.
  • Kur dikush ju përqafon gjatë, kjo ka dy shpjegime, ose personi kërkon të krijojë afërsi më të madhe, ose po përpiqet të tregojë dominim.
  • Kur dikush i afrohet tjetrit nga mbrapa, e rrethon me krahët e tij dhe i vë kokën në shpatull, është një afeksion midis partnerëve që kanë besim te njëri-tjetri.