Si ti kuptoni flirtet qe ndodhin spontanisht?!
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si ti kuptoni flirtet qe ndodhin spontanisht?!

Si ti kuptoni flirtet qe ndodhin spontanisht?!

Si ta kuptoj nese ai po flirton me mua?

Keshilla miresjelljeje.

 

A eshte duke u treguar miqesor, apo eshte flirt ?

Kjo eshte nje pyetje qe shume shpesh femrat ia bejne vetes kur jane ne komunikim me nje mashkull. Sepse nuk eshte e thjeshte ta kuptosh kete gje.

Meshkujt mund te jene shume te thjeshte dhe te drejteperdrejte ne ate qe bejne. E megjithate sinjalet qe ata japin mund te ngaterrohen prej femrave.

Kjo ndodh sepse kur jemi nervoze gjate nje takimi. Futemi thelle ne koken tone dhe harrojme te veme re shenjat qe ai eshte duke na transmetuar.

Me poshte po ju paraqesim 10 shenja qe tregojne se ai po flirton me ju.

 

 

1.Ai gjen justifikime per t’ju prekur

Kjo eshte pak me spec, pasi se sa shume mund t’ju preke nje djale varet dhe nga vetebesimi i tij.

Nese ai eshte konfident mjaftueshem, me siguri do te gjeje menyra te kendshme per te prekur. Sigurisht ne menyre te bute krahun tuaj kur eshte duke qeshur. Ose do t’ju preke shpinen per t’ju treguar diçka që ndodhet ne anen tjeter te rruges. Nje tjeter levizje klasike e mashkullit eshte dhe prekja e duarve tuaja, me justifikimin per te pare bizhuterite qe keni vendosur.

Thjesht sigurohuni qe keto levizje ai nuk i ben me cdo femer tjeter ne nje ambient. Vetem keshtu mund ta kuptoni se me te vertete eshte i interesuar vetem per ju.

Per sa i perket djemve te turpshem, ata zakonisht qendrojne te smbrapsur. Ndaj mos prisni te shihni shenja te dukshme flirtimi tek ta. Por mund t’ju afrohen gjate bisedes ne menyre qe krahet tuaj te preken si padashje. Ose t’ju pyesin per byzylykun qe keni vene duke u prekur kycin e dores.

Pra, sa me shume kontakt fizik = me shume flirtim

 

 

2.Ai nuk eshte i interesuar vetem ne ate qe beni, por i intereson dhe ajo qe mendoni.

Kur nje djale ju pelqen ju, ai do te beje gjithmone e me shume pyetje.

Nese ai ju pelqen thjesht si nje shoqe, do t’ju pyese ne menyre siperfaqesore rreth asaj cfare beni dhe nga jeni.

Por nese ai ju sheh ne menyre tjeter, do te kerkoje t’ju pyese per gjera me te thella. Do te kerkoje mendimin tuaj rreth nje marredhenie. Do te doje te dije cili eshte libri juaj i preferuar apo filmi qe pelqeni me shume.

Pra, nese ai tregon interes per mendjen tuaj, do te thote se kerkon t’ju njohe me mire. ( Ne kete rast ai eshte duke kerkuar disa ide ne rast se vendos t’ju kerkoje te dilni per nje takim ).

 

 

3. Ju ben komplimenta.

Gjate bisedes ai mund t’ju komplimentoje per lukun tuaj, ose mund te thote ‘wow, me pelqen shume kjo’ me nje shikim te qeshur rreth dickaje per te cilen dhe ai ka te njejtin mendim.

Vini re momentet kur ai bie dakort me ato qe thoni, duke ju shprehur se sa unike dhe interesante i dukeni. Keto jane me siguri shenja qe tregojne se ai do qe ju ta dini se ai ju pelqen.

 

 

 

4.Ai eshte me energjik kur ju jeni afer tij.

Kur nje mashkull ju pelqen, ai ka tendencen te jete më me humor dhe energji ne pranine tuaj.

Vini re nese ai perfshihet me shume ne momentin qe ju i bashkoheni bisedes. Ose nese ai po perpiqet te kete vemendjen tuaj.

Kini kujdes! Disa djem jane zakonisht ‘te zhumshem’ ne pergjithesi. Prandaj vezhgojeni me gjate per t’u siguruar nese kete gje e ben vetem kur jeni ju afer. Apo e ben me cdo njeri qe eshte rrotull.

 

 

5. Ju ngacmon qe te kete vemendjen tuaj.

Kur nje mashkull ju pelqen, ai do beje gjithcka qe t’ju beje te qeshni apo te keni nje reagim emocional.

Nese ai ben shaka te vogla me ju, apo ju ngacmon rreth dickaje qe keni thene. Ose kur e drejton ironine e tij drejt jush, te jeni te sigurta se eshte duke kerkuar vemendjen tuaj.

Nuk po themi qe nese ai ju ofendon, kjo tregon se ka nje pelqim ndaj jush.

Por nese ai perpiqet shume qe t’ju beje te qeshni apo t’ju provokoje nje reagim. ( Duke ju thene psh: ‘ti je budallaqe’ me nje buzeqeshje te ngrohte ne fytyre). Ju e dini se ju jeni personi qe atij po i terheqe me shume vemendjen.

 

 

 

6.Ai sheh vazhdimisht syte dhe buzet tuaja.

Meshkujt jane krijesa vizuale. Nese ju pelqen dicka qe shohin, ata nuk do t’i heqin syte prej saj.

Syte jane nje shenje shume e mire e flirtimit. Sidomos kur ai ju sheh kur eshte duke qeshur, apo ju hedh veshtrime te vazhdueshme kur ju nuk jeni duke e pare.

 

 

 

7.Ai nuk shqetesohet per kohen.

 

Kur nje mashkull flet me nje femer qe atij i pelqen, atij nuk i intereson nese kane kaluar 10 minuta apo nje ore. Eshte sikur ta leje kohen te rrjedhe pa u shqetesuar.

 

 

8.Ai gjen arsye per t’ju takuar serish.

Djemte zakonisht do kerkojne per interesa te perbashketa (libra, filma, komedi, teater, galeri arti) per t’ju thene ‘Dhe mua me pelqen kjo!’.

Ose nese ju flisni per nje pjese te qytetit ne te cilen nuk keni qene te dy, ai do te thote ‘Duhet te shkojme bashke ta shohim!’.

 

 

9.Ai ju dergon mesazh pasi jeni takuar.

 

Ndoshta ju keni qene nje grup miqsh gjithe diten duke dale. Dhe ne darke ai mund t’ju shkruaje duke ju pyetur ‘A ia kalove mire sot?’. Ose mund te beje shaka per dicka qe ka ndodhur gjate dites.

Kjo mund te mos jete nje shenje e sigurt. Por fakti se, edhe pasi ka qene nje dite te tere ne shoqerine tuaj, ai ende deshiron te flase me ju. Kjo tregon se ju keni qene ne mendjen e tij edhe kur ai mberriti ne shtepi.

 

 

 

10.Ai behet mbrojtes rreth jush ( ne nje menyre te lezetshme )

Djemte mund te kthehen ne versionin e ‘Luftetarit Kavalier’ ne momentin qe jane te terheqr ndaj nje femre. Eshte pak femijerore dhe ndoshta e panevojshme. Por kjo eshte menyra e tij per te treguar se do te perkujdeset per ty.

Ai mund t’ju hape deren vazhdimisht, ose t’ju siguroje nje taksi ne menyre qe te mberrini e sigurt ne shtepi. Ose mund te sigurohet qe nuk do te keni ftohte kur ecni rruges.

 

 

Keto ishin! Tani keni nje dritare per te kuptuar sjelljen e meshkujve. Sidomos nje flirt.

Ndoshta nje mashkull nuk do t’i shfaqe te gjitha keto shenja njeheresh. Por kur te takoni dike te ri heres tjeter, tregohuni te vemendshme per te pare nese shfaq te pakten 3-4 nga keto shenja. Dhe keshtu fare thjeshte do te kuptoni qellimet e tij. Pastaj ju takon ju te vendosni se cili do te jete hapi i radhes.