Arsyet pse nje nene eshte e pazevendesueshme. Dashuria e nenes ne syte e saj
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Arsyet pse nje nene eshte e pazevendesueshme.

Arsyet pse nje nene eshte e pazevendesueshme.

Arsyet pse nje nene eshte e pazevendesueshme.

 

Jemi me fat qe e kemi mamin. Struktura shoqerore nuk do te ishte kjo qe eshte nese nena nuk do te ishte prane nesh. Pavarsisht qe ne adoleshence prania e saj behet edhe pak e bezdisshme, perseri themi : Cfare do benim pa te? Nese degjoni dike qe flet me nostalgji per nenen qe nuk e ka, do e vleresoni 100 here me shume nenen tuaj.

Arsyet qe e bejne nje nene te pazevendesueshme jane me mijera. Dhe asnjehere nuk do arrijme te jemi mirenjohes aq sa duhet per te. Por gjithsesi, do themi disa nga arsyet e pafundme perse ate nuk e zevendeson dot asgje..

– Mjafton nje psheretime dhe ajo do jete me nje filxhan caji prane teje.

– Do te sjelle per te ngrene ne krevat.

– Edhe nese je mbipeshe, ne syte e saj je kocke e lekure.

– Kujdeset edhe per gjera qe ty te duken qesharake.

– Pavarsisht sesa vjec jeni, do jete gjithnje tek krevati jot per te mbuluar ne mesnate.

– Nese mami eshte ne shtepi, nuk ke nevoje te vesh alearm per tu zgjuar ne mengjes.

– Gjithmone do jete tek dera per te pare nese je veshur trashe.

– Po te vonohesh vetem 5 minuta me shume se zakonisht, ajo do qendroje ne ballkon duke pare rrugen.

– Edhe e semure do te gatuaje per ty.

– Edhe po te jete e lodhur, perseri do te masazhoje shpatullat.

– Do te punoje gjithe diten, pa bere as nje ore pushim. E po ta pyesesh nese eshte lodhur, pergjgijia do te jete : JO.

– Eshte si nje psikologe. Do te motivoje dhe inkurajoje per cdo gje.

– Eshte njeriu i vetem ne kete bote qe te do pa kushte.

– Pavarsisht gabimit qe mund te keni bere, ajo gjithmone do te fale.

– Edhe nese nuk e mbani fjalen e dhene, ajo perseri do te kete besim tek ti.

– Sikur te jesh i mbuluar ne semundje, ajo perseri do rrije zgjuar tere naten duke te puthur ballin.

– Sikur te gjithe te te braktisin, ajo do te hape krahet dhe te thirre per te shkuar aty.

– Ne syte e saj je femija me i bukurne bote.

– Ajo krenohet per ty, edhe nese nuk ben asgje per tu krenuar.

– Edhe po te derdhe lote prej teje, do te thote se ti e ben te lumtur.

  • Ajo eshte gjithcka zoti ka krijuar qe te mos ngelemi vetem asnjehere!

– Dashuria e nenes do te ndjeke gjithmone, pavarsisht nese e meriton apo jo ate dashuri.

– |Ne syte e saj do te mbetesh gjithmone “Vogelush”.