Gliko portokalli e pergatitur ne shtepi. Duhet ta provoni.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Gliko portokalli e pergatitur ne shtepi. Duhet ta provoni.

Gliko portokalli e pergatitur ne shtepi. Duhet ta provoni.

 

Përbërësit :

  • 2 kg portokalle
  • dy kg sheqer
  • 2 gota me ujë
  • Vanilje, kanellë, karafila sipas dëshirës
  • Lëng Limon ose limontos ( limontos një lugë kafe/limon nje kokërr lëngun)

 

Gliko portokalli e pergatitur ne shtepi. Duhet ta provoni.

Pergatitja e Portokalleve :

  • Me ndihmën e një rendeje qërojmë vetëm sipërfaqen e cipës së portokalleve kokërr.
  • Më pas, presim portokallet në thela-thela me radhë.
  • Të gjitha thelave një e nga një u shtrydhim lëngun dhe përmes një gjilpere me pe i vendosim në formën e rolesë në një varg.
  • Secili prej vargjeve duhet të ketë jo më shumë se 15 copë thela portokalle.

Përgatitja e Glikosë :

  • Vargjet me thelat e portokalleve i vendosim në një enë të madhe me ujë.
  • Ujin e ndërrojmë tre herë përgjatë gjithë ditës derisa të sigurohemi që hidhërimi i portokalleve të ketë ikur plotësisht. Më pas, portokallet i kullojmë.
  • Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Masat e ujit do jetë një gotë ujë në një kilogram sheqer.
  • I lëmë të zjejnë dhe kujdesemi të heqim shkumën e cila nis të krijohet gjatë procesit të zjerjes.
  • Pasi kemi hequr shkumën dhe shurupi trashet në formën e sherbetit hedhim brenda enës vargjet me portokalle.

Procesi i fundit

  • Vargjet me portokalle i lëmë të zhytura në shërbet derisa të nisin zjerjen. Gjatë procesit kujdesemi që të heqim shkumën.
  • Nga momenti që nis zjerja e lëmë përreth 20 minuta në zjarr.
  • Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere. Ditën tjetër e vendosim prapë në zjarr të zjejeë derisa sherbeti të lidhet, pra shurupi të jetë i trashë. Më pas, hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë.
  • E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet e vendosim të kavanozat e sterilizuar. Sipas dëshirës mund t’i hedhim pak kanellë, karafila apo pak vanilje.

Gliko portokalli e pergatitur ne shtepi. Duhet ta provoni.

Shijojeni 🙂