Rrjetet sociale jane bere te rendesishme ne maksimum per te gjithe ne. Nuk arrijme te shfrytezojme diten tone pa qene nje pjese e mire e kohes e kaluar ne rrjete sociale. Nderkohe qe rreziku qe vjen prej tyre po vjen e shtohet cdo dite e me shume. Madje sa me shume perfeksionohen rrjetet sociale aq me i madhe eshte edhe rreziku jone ndaj tyre. A nuk e besoni kete gje??
Jam kurioze te di nese ju kane pelqyer ikonat e reja ne instagram? Po filterat e ri dhe modifkimet e lezetshme qe mund te ju bejme fotove?? Madje keto kohet e fundit kane dale edhe filtra per fotot qe kalojme ne story. Na bejne te dukemi bukur, sigurisht qe na pelqejne….
POR.………………………….
“Instagram” eshte aplikacioni me i demshem per shendetin mendor te te rinjve, i ndjekur nga afer prej“Snapchat”.
A nuk ju duket e frikshme kjo deklarate.. A nuk e mendoni si kercenuese per ju?
Cfare u tha me siper nuk eshte mendim personal, por konkluzioni i nje raporti te Shoqerise mbreterore per Shendetin Publik (RSPH) ne Britanine e Madhe, qe ka studiuar 1.500 te rinj. Moshat e tyre varionin nga 14 deri 24 vjec. Ata kane vezhguar si ndikojne disa platforma te medias sociale tek shendeti dhe mireqenia.
Instagram dhe Snapchat kane rezultuar te demshme per shendetin e te rinjve.
Nderkohe “Instagram”, eshte aplikacioni qe ndikon negativisht ne vetekenaqesi sidomos tek vajzat e reja dhe jo vetem adoleshente.
“Instagram” ben qe te rejat te krahasojne veten me versione jorealiste, te kuruara në detaje, te filtruara dhe qe i jane nenshtruar “photoshop”-it. “Instagram”, sipas studiuesve ben qe vajzat e reja te ndihen te pakenaqura me imazhin dhe trupin e tyre, ndersa njerezit shtojne filtra modifikojne fotot per tu dukur perfekte.
Nese kerkoni nje emer ne Instagram eshte e pamundur te gjeni nje foto reale. Madje ju do te rrembeheni edhe vete nga deshira per te vene sa me shume filtra. Deshira per te patur nje profil te kerkueshem ben qecdo perdorues te rrise numrin e modifikimeve me deshiren e vetme qe te DUKEN BUKUR.
Kjo eshte nje ulje e kenaqesise vetjake ne menyre te drejtperdrejte. Dhe kjo nuk eshte aspak gje e mire. Te rinjte shpenzojne shume kohe ne rrjete sociale duke kerkuar te modifikojne sa me shume fotot e tyre.
Te gjithe te rinjte qe kalojne shume kohe ne rrjete sociale, jane me te prirur te vuajne nga problemet mendore. Madje ata vuajne nga probleme me vetebesimin dhe kenaqesine shpirterore.