Nusja e mrekullueshme , Metamorfozat , Ernest Koliqi , mitologjike , proze , Miti i metamorfozës si një tipar i modernitetit
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Miti i metamorfozës si një tipar i modernitetit të Ernest Koliqit

Miti i metamorfozës si një tipar i modernitetit të Ernest Koliqit

Miti i metamorfozës si një tipar i modernitetit të Ernest Koliqit

Proza e Ernest Koliqit zbulon një gërshetim të elementeve filozofikë, të psikanalizës, simbolizmit kontestual dhe atij mitik që i japin rrëfimit karakterin e prozës moderne të tipit surrealist.

Metamorfozat spikatin në prozën e Koliqit. Në realitetin artistik të veprës gërshetohen e njësohen disa realitete e shtresime realitetesh, si e këtillë  arti letrar shprehet si grishje e mistershme, ku gjurmohet e shqiptohet “shpirti i fshehtë i sendeve”.

Koliqi e funksionalizon vetëdijen mitike shqiptare. Në novelat e tij bota mitologjike shprehet e njëjtësuar me jetën konkrete ndaj është vështirë të thuhet ku mbaron njëra e ku fillon tjetra. Shndërrimi mitik i këtyre dy botëve tek njëra – tjetra realizohet nëpërmjet metamorfozës.

Nusja e mrekullueshme , Metamorfozat , Ernest Koliqi , mitologjike , proze , Miti i metamorfozës si një tipar i modernitetit

Në novelën “Nusja e mrekullueshme” ndërthuret tokësorja dhe hyjnorja. Novela nis me përshkrimin e malësorëve që dalin nga kisha, kemi një mjedis besimtar (besimi i krishterë) dhe në këtë mjedis shfaqet zana që i përket besimit pagan. Kjo histori tregohet nga prifti. Figura e zanave bën pjesë në identitetin etnik të këtyre malësorëve. Në çastet e para të tregimit jepet ky imazh:

“Këmbanza e kambanores së vogël dha lajmin e mbarimit të meshës. Bashkë me tingëllat e qarta të saj, u shpërndanë nëpër lëndinë të gjelbër gjind që prej kishet.”

Kambana lidhet me kishën dhe kisha lidhet me qëllim (me zotin): kambana – kisha – qielli

Njerëzit (gjind) dhe heroi ynë lidhen me tokën: njerëzit – heroi – toka

Që në titull të kësaj novele shikohet pleksja e dy botëve (e tokësores dhe hyjores):

nuse – njeri – tokësore

e mrekullueshme – e mbinatyrshme – hyjnore

Zana shfaqet në forma të ndryshme: si zë – si prani e padukshme – si gojë e kuqe – si dhi – si vajzë e bukur.

Në fillim shfaqet si zë, një zë që në fillim vjen nga larg dhe në largësi Leka nuk arrin ta kuptojë atë që dëshiron t’i thotë zana, ai nuk e kupton aspak dashurinë e saj kështu në largësi. Ai vetëm frikësohet, i shmanget asaj dhe i qëndron indiferent.

Ishte pesëmbdhetë vjetsh e delte me kullotë dhit në mal, kur një ditë prilli, dëgjoi nji za vashnuer, l’ambël e të harmonishëm, qi e thirrte prej së largu: Lekë! Lekë! O Lekë, eja!

Por, gjậ e çuditshme, at za qi kumbonte qartas në vesh të tij, nuk e përsëritshin jehonët e malit qi nji tingull sado i lehtë bận me ushtur.”

Në tekst autori thotë se është e çuditshme që këtë zë nuk e përsëriste jehona e malit. Edhe këtu vihet re fare qartë që kemi të bëjmë me një qenie të mbinatyrshme.

“Prap, mbas disa ditve, po i binte fyellit në vetmi,tue mrizue nen hije të brejve, e, qe nji za afër fort – ngjat tij – ia ban: Pse s’vjen?”

Me kalimin e ditëve zëri afrohet. Duke u afruar zëri fillon të shfaqet te Leka dëshira për ta pasur pranë; zëri afrohet dhe dëshira e Lekës rritet. Në këtë periudhë (në këtë moshë) kemi kalimin e Lekës nga stadi i një fëmije në atë të një të rrituri.

Më tej zana shfaqet si prani e padukshme:

“…dy duer të padukshme i kapin kryet, ia rrotullojnë mbapësht me ëmbëlsi:nji aft i trandshim ia nxen fytyrën.”

Dhia e egër simbolizon formën e pakapshme. Kemi transformimin: zanë – hyjnore; dhi – tokësore.

Kur autori pohon “për mrekullinë e bardhë” – e bardha është simbol i mirësisë dhe pastërtisë.

Forma e fundit që merr zana është si vajzë e bukur dhe kjo është gjendja e saj përfundimtare:

“E, qe, nga gjetht, lulet e ksaj del me buzë në gaz, një vashë e bukur për mrekulli.”

Zana këtu na shfaqet si përfytyrim i trupëzuar i dashurisë.

Natën e parë të martesës zana i shfaqet lekës në dhomë si vajzë e bukur me lule në duar. Keto lule ajo i shpërndan në shtratin e martesës. Shtrati përfaqëson martesën. Këtu ne nuk kemi një ceremoni zyrtare martese.

Për shkak të fajit që bën Leka, që zbulon sekretin e martesës me zanën, zana zhduket.

Në këtë novelë kemi dy metamorfoza të cilat ndodhin si tek Leka edhe te zana.

  • Metamorfoza e zanës është metamorfoza e erosit. Erosi në letërsinë e metamorfozave shfaqet si akt i munguar, si dëshirë e refuzuar dhe seksualitet i pa perqëndruar në asnjë objekt që mund ta përthithë plotësisht. Erosi megjithëse zhvillohet si temë e dashurisë, mbetet një dëshirë e ngrirë në një shoqëri absurde, primitive dhe patriarkale që gjithçka e organizon mbi parimin e përjashtimit dhe dhunës.
  • Metamorfoza e Lekës ishe metamorfozë e njeriut nga fëmijëria në pjekuri, pra nga stadi i një fëmije në atë të një të rrituri. Leka ka metur peng i një erosi të ndaluar.

Fundi i dashurisë së Lekës me zanën paralajmëron edhe çmimin e latrë që duhet të paguajë ai, memecërinë.

Nga Orjona D.