najhere, histori dashurie
Home » Historia ime » Najhere…

Najhere…

Fjale, vetem fjale. Fjale qe nuk dine te ndalojne se daluri nga goja. Ne nje moment ndaloj. Hedh syte rreth e rrotull. Ne dhomen time jam vetem une. Degjohet vetem ngasherima ime. Ndaloj. Mundohem te ngrihem nga kolltuku ku jam ulur. Nuk mundem. Nga e qara kaloj ne nje te qeshur te cuditshme. Kuptoj qe jam i pire. Perseri nuk dorezohem. Kap serish shishen e Johnnie Walker. E kthej pa menduar shume. Cigarja qe ka arritur fundin me djeg buzen. Ndez nje tjeter. Perhumbem ne tymin e saj qe del nga mushkerite e mia qe e kane perthithur pothuaj te terin. Syte me lotojne pa mundur ti ndaloj.

Dua te flas serish. Por.. me ke te flas ?

Si qenka momenti. I urryer, i padeshiruar, i frikshem. Mbeshtetem ne kolltuk pa patur fuqi te leviz. Gjumi po me vret por syte nuk me mbyllen. Dua te flaaaaass. Jam vetem. Edhe nese dua ti them dikujt qofte edhe nje fjale, askush nuk me degjon. Kam nevoje qe dikujt ti them se si ndihem. Ti tregoj gjithcka kam ne shpirt. Por i vetmi njeri qe mundi te hyje ne zemren time je ti. Ku je, te lutem me fol. Kam shume nevoje per ty. Kam nevoje per nje moment te vetem ne perqafimin tend. Askush nuk me pergjigjet.

Zvarritem me ngadale drejt kompjuterit. Hap disa foto qe kam ruajtur. Te shikoj. Shikoj syte e ty te medhenj qe mbase jane te mbyllur ne kete moment. Ti nuk je ketu. Mungon. Si u bera keshtu ? Kam arritur te te dua ty me shume se veten time ? Po eshte e vertete. Cuditerish gezohem qe kam arritur te te dua me shume se veten.

Ti je njeriu qe me dhuroi endrrat e mia te humbura.

Ndersa syte me perpeliten nga pagjumesia mendja ime vetem fantazon nje dite re. Nje fillim te ri. Nje miremengjes dhe nje buzeqeshje te embel per te filluar diten si cdo dite. Dora ime shtrihet drejt fytyres tende. Te ledhatoj me butesi dhe gjithe dashurine qe kam ne shpirt. A te vi vetem pak te endrra jote, te lutem. Te rri vetem disa caste sa per te te treguar se te dua shume. Pastaj kur te zgjohesh, edhe pse nuk jam aty te ndiesh se kam lene dashurine time ne krevatin tend.

Kam lene doren time aty mbi koken tende qe te te perkedhele ndersa ti fle.

Kam lene vetem time plotesisht aty ku ti enderron per nje te neserme te bukur. Do doja te isha pjese e asaj endrre.
Nese ti beson ne dashuri, atehere te lutem beso edhe te endrra ime. Ndoshta do kete nje moment qe do duash pranine time. Ti e di premtimin qe me ke dhene. Me ke premtuar qe do te jesh e lumtur gjithmone. Dhe nese dicka nuk shkon mire ne jeten tende ti e di cfare duhet te besh. Porta e zemres sime eshte e hapur gjithmone per ty. Ne cdo moment. Vetem mos harro dicka. Nese deshiron me te vertete qe nje dite do qe te jesh me mua, kete duhet ta besh me zemer. Ateher gjithcka do shkoje mire per ne te dy.

E sikur kemi thene :

Nese najhere malli per mu te merr, dyert e portes sime jane te hapura per ty,,,

Shpirtush… Te dua ne pafundesi.