Si te ri-ngriheni pas nje zhgenjimi sentimental.
Te gjithe jane zhgenjyer. Dikush nga njeriu i zemres. Dikush nga nje mik i ngushte. Te tjere nga familjare. Ne nje fare menyre edhe zhgenjimet jane dicka normale. Madje eshte me mire te zhgenjehesh sesa te jetosh ne genjeshter. Nuk eshte e shendetshme nje jetese e palumtur. Gjithashtu duhet te bindim veten se te jetosh i lumtur per nje kohe te gjate dicka nuk shkon. Jeta normale ka edhe zenka, deshtime dhe zhgenjime.
Duhet te mesojme edhe te ringrihemi pas nje rrezimi. Fakti se dikush perbuzi besimin tuaj nuk duhet te ju demoralizoje. E kuptoj se eshte e dhimbshme. E kuptoj edhe se e pyesni veten vazhdimisht! Ndoshta edhe e fajesoni veten per brishtesine tuaj. Ne nje fare menyre beheni skeptik ndaj gjithkujt ju ofrohet per shoqeri. Edhe pse jeni lenduar, duhet te mesoni te ringriheni. Kjo eshte me e rendesishmja qe duhet te beni. A eshte e veshtire? JO nuk eshte.
Si te ri-ngriheni pas nje zhgenjimi sentimental :
Kaloni kohe me shoqerine :
Do te deshperoheni akome me shume nese do te qendroni te ulur ne divan. Daljet per disa ore ne dite do te ju ndihmojne me shume sesa mendoni. Miqte jane nje terapi shume e shendetshme. Ndaj nese deshironi mund te zgjidhni ju destinacionin. Mjafton qe prane jush te jene njerez qe ju bejne te ndiheni mire. Mbi te gjitha njerez pozitiv.
Jepini rendesi punes :
Mos harroni se puna juaj eshte shume e rendesishme. Ndaj edhe duhet ti japni asaj shume rendesi. Mos harroni qe te punosh sa me shume rrit edhe performancen. Kjo do ju beje te jeni pafundesisht te lumtur. Eshte ndjesi e mire kur dikush te vlereson per punen e mire qe ke bere.
Dilni per vrap :
Ju keni nevoje te kthjelloheni. Kete gje jua mundeson shume mire vrapimi. Zgjidhni nje shetitore larg zhurmave dhe vraponi. Eshte shume e shendetshme mbi te gjitha. Edhe nese ne mendje ju sillen mendime rreth atij zhgenjimi, shtoni ritmin e vrapit. Do ju lehtesoje pa mase.
Shiko filmat tuaj te preferuar :
Ne shtepi ose ne kinema gjithsesi do te ndihesh shume mire. Nuk ka shume rendesi vendi sa ka filmi. Zgjidh ate te preferuarin. Nese do te duhet te qash, beje. Nese te vjen te qeshesh, edhe ate beje. E c’rendesi ka nese do te dukesh cuditshem. Rendesi ka te ndihesh mire!
Refuzo vendet melankolike dhe kenget balada :
Duke qene se zhgenjimet me te shumta vine nga te dashurit detyrimisht do te beheni me te ndjeshem. Mos zgjidhni te darkoni ne nje restorant me arredim te zymte. As mos frekuento ambjentet me muzike melankolike. Te jeni te bindur se kjo do ju rendoje me shume psikologjine tuaj.
Mos e permendni vazhdimisht lendimin qe keni kaluar :
Sa me shume ta permendni aq me te veshtire e keni qe ta harroni. Perpiqu ta kujtosh sa me rralle. Mos fol me miqte vazhdimisht per menyren sesi te ben te ndihesh apo sa keq je ndjere ne ate kohe. Pranoje me ndergjegjie te plote cka ndodhur dhe harroje. Heret apo bone do te zhduket vetevetiu. Te pakten mos demto ndjesine shpirterore duke e rikujtuar vazhdimisht. Nese behet fjale per nje ish-dashuri, ndrysho teme sa here dikush te flase per te.
Zhduk kujtimet e vjetra :
Eshte ide e mire te zhdukesh cdo gje qe te kujton personin qe te lendoi. Nese jane dhurata simbolike merri dhe shko hidhi ne lume. Fluturoi sa me large me gjithe forcen tende. Eshte shume cliruese kjo ndjesi. Nese keni dicka qe do donit te ja thonit dikujt ne sy, thuaja ne dhuraten qe ke nga ai person. Pastaj thyeje, prishe dhe hidhe. Sa me pak gjera qe ta kujtojne ate aq me te lehte e ke ta harrosh. Sado me vlere te jete ajo dhurate aq me me deshire prishe ate. Ndjenjat tuaja shpirterore vlejne me shume sesa gjerat materiale.