Te falesh apo te mos falesh? Si eshte me mire....Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Te falesh apo te mos falesh? Si eshte me mire….

Te falesh apo te mos falesh? Si eshte me mire….

Te falesh apo te mos falesh? Si eshte me mire….

Falja eshte nje gjest shume i madh. Jo te gjithe dine te falin. Dhe jo te gjithe dine te japin nje mundesi te dyte. Gjithsesi gjithmone duhet te sillemi ne menyre empatike. Si do donim te tjeret te vepronin nese do ishim ne vendin e tyre. Nuk eshte e lehte te falesh. Por gjithmone duhet te mesojme te japim nje mundesi te dyte tek ata. Si eshte me mire te falesh apo jo?

Ne fakt te falesh eshte ne nje fare menyre clirim. Do ndihesh shume me mire, pasi ti thuash dikujt se mund te kesh akoma besim tek ai. Ndjenja qe do perjetoni eshte me e forte sesa zhgenjimi qe keni perjetuar me pare. Nuk do keni brejtje ndergjegjeje per faktin se dikush do jete duke u ndjere keq. Ndaj nese dikush ju kerkon falje do thote se ka pendese. Dhe nuk do ishte aspak e sjellshme nga ana juaj nese nuk do falni.

Gjithsesi :

Bejeni vete hapin e pare.

Nuk do ju beje mire per shendetin nese e mbani per vete zemerimin. Nese keni dicka per ti thene dikujt, telefonojeni dhe thuajani. Shprehuni dhe nxirreni gjithe inatin. Do ndiheni shume me te lehtesuar dhe me te qete. Mjafton te thoni gjithcka keni ne mendje. Ate mbremje me besoni se do te flini shume me te qete.

Jepini mundesi te jape argumente.

Edhe nese acarimi juaj arrin kulmin, prap se prap degjojeni tjetrin. Do ndiheni gjithsesi mire. Duhet gjithnje te degjosh versionin e atij qe te ka lenduar. Nuk do te kishte kuptim nese flet vetem ti. Tregohu i durueshem dhe i kuptueshem. Gjerat gjithmone ndodhin per nje arsye. Ndoshta po akumulon inat pa arsye.

Behu i kuptueshem.

Sado e veshtire te jete, ruaje qetesine. Zeri i ngritur nuk tregon gjithmone se ke te drejte. Nese ke durim ke gjithe situaten ne anen tende. Degjo me vemendje dhe sillu me edukate. Miresjellja eshte virtyt i njerezve te zgjuar. Mos lejo asnjehere te kesh urrejte ndaj dikujt, kur fare lehte mund te keni respekt.