momentet intime Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit...
Home » Studenti Online » Dega Pune Sociale » Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit…

Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit…

Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit…

Sikur te mos mjaftoje vetem ndjenja… Ndonjehere duhet te japesh shume me shume nga vetja per ta bere ate te jete i lumtur. E sidomos ne mbremjen e Shen Valentinit. Fatkeqesisht……..

Nuk kane qene te pakta rastet kur ajo eshte ‘detyruar’ ti jepet atij per Shen Valentin. Por a duhet te ndodhe gjithmone keshtu? A nuk mjafton nje perqafim i ngrohte i cili te transmeton gjithe dashurine e universit? Dashuria e vertete eshte shume larg kesaj dashurie qe po perjetohet prej shume cifteve. Cfare e ben ate te jete kaq kontraverse?? Sigurisht qe materializmi…

Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit...

Femra gjithmone ndihet e perkedhelur nga dhuratat. Jo vetem sepse i pelqejne por edhe sepse duhet ta reklamoje ate. Pra ne nje fare menyre edhe jane zbehur ndjesite qe dhuratat percjellin. Pervec kesaj eshte bere disi i modes edhe krahasimi shoqeror. Ndihemi te turperuar nese nuk marrim aq sa dikush tjeter merr. Por a ndihemi te turperuar nese nuk ndjejme aq sa dikush tjeter ndjen?

Shkenca ka marre shume kohe per te zbuluar cfare ndodh me nje njeri kur dashurohet… Kemi te bejme me ndryshime te medha te organizmit. Nese nuk iu besohet, te gjitha qelizat e trupit te njeriut ndryshojne prej kesaj ndjenje. Eshte dicka edhe mistike ne nje kendveshtrim. Jane gjera dhe ndjesi te papershkueshme ata qe ndjejme perballe njeriut per te cilin ndjejme. E kam fjalen per ndjenjat e verteta jo vec per simpatite.

Momenti me i kendshem i nje cifti eshte kur perballe njeri-tjetrit nisin dhe shprehin ndjenjat. Jane te entuziazmuar per njeri-tjetrin. (Mbase njeri prej tyre edhe ndjen flutura ne stomak). Nderkohe qe kemi edhe rrembimin prej ndjenjave. (Qe eshte me i pranishem tek adoleshentet). A duhet te themi -Ndal edhe pse duam te vazhdojme ne me shume se thjeshte nje puthje?

Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit...

Pergjithesisht momentet intime eshte e veshtire te nderpriten nderkohe qe ne mes eshte pasioni. (Them pasioni dhe jo te ndjerit e detyruar per te vazhduar me shume). Per shume meshkuj Shen Valentini mbetet nje nder festat qe me patjeter do e cojne deri ne krevat femren e tyre. Menyrat jane te ndryshme. E duhet ta pranojme ne nje fare menyre qe jane edhe tunduese. Tani cila nga ata vajza nuk do e deshironte nje dhome romantike? Me trendafila te kuq neper toke……

Plot me qirinj, nga dera tek krevati…. Me vaske te shkumuar dhe me petale te kuqe… Edhe nje gote shampanje, luleshtrydhe e cokollate nuk do te ishte keq….. Kjo pra ishte… Dhe ndodhi. Momentet pasionante shpesh nisin edhe pa dashur. Pastaj ndodh nje akt qe e prisje, te shijon por mbase nuk ishe gati.

Jo gjithmone ndjenjat demostrohen vetem kur te zhvishemi. Dashuria dhe impakti pozitiv i partnerit ndihet edhe pa qene nevoja te gjeneroje cdo gje ne kontakte intime. (Qe ne moshe te re ne disa raste).

momentet intime

momentet intime Festa e seksit apo Festa e Shen Valentinit...

A duhet te quhej me mire Festa e seksit sesa Festa e Shen Valentinit??

Konteksti i kesaj feste eshte disi ndryshe. Me te vertete behet fjale per nje histori pasionante dashurie, por kjo nuk eshte e thene qe te banalizohet. Ne fakt eshte per te te ardhur keq. Kemi te bejme me nje dite ndryshe qe ne Shqiperi sidomos eshte neperkembur. Jemi mesuar me shume ta shohim si nje dasem qytetare. Cifte te kapur perdore dhe te perkushtuar ndaj njeri tjetrit (Sikur vetem ajo dite ekziston per to). Nderkohe qe 364 ditet e tjera te vitit vetem perbuzin njeri-tjetrin dhe ndjenjen e dashurise.

A nuk do ishte pothuajse e njejta ndjenje edhe nese do te zgjidhnin te kalonin kendshem pak kohe sebashku. Pa qene nevoja te pritet si e si te shkojne ne shtrat.. Nuk eshte aspak e hijshme ti shprehesh asaj ndjenja qe kane vetem nje synim te jete e jotja.

Me te vertete eshte festa e te dashuruarve por jo e seksit. Nuk e di se kur do kuptohet sensi i vertete i kesaj feste.  Le te festohet sikur ne tere boten por jo si ne Shqiperi.

Ekziston nje lumturi e vertete, te dashurosh dhe te dashurohesh per ate qe je.