Oriz me perime te stines. Receta gatimi.
Perbersit :
- 350 gr oriz
- 400 gr brokoli
- 2 kunguj te njome
- 1 karote
- 2 qepe
- 1 thalb hudher
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- kripe dhe piper
Pergatitja :
Si fillim i lajme perimet. Me pas i presim ne kube te vegjel. I veme ne nje tenxhere me uje dhe kripe e i ziejme. Zierja e tyre zgjat mes 10-15 minutave.
Ne nje tigan veme vajin. Presim qepet imet. Presim edhe hudhren imet. E veme hudhren si fillim te skuqet pastaj shtojme edhe qepen. Ne fund hedhim preshin te cilin e kemi prere ne copa te vogla.
Perimet e ziera i kullojme. I hedhim ne nje mikser per ti shtypur. Aty shtojme edhe nje garushde uje nga lengu i zierjes.
Kete mase perimesh e shtojme ne tigan. I perziejme te tera sebashku dhe iu hedhim edhe dy garuzhda leng nga ai i perimeve.
Nderkohe qe ziejme orizin. Ate nuk duhet ta skuqim aspak. Duhet ta hedhim ne tenxhere me vaj. Te shtojme lengun e perimeve dhe asgje tjeter. (Orizi duhet te jete ne raportin 1 me 2 me lengun).
Pasi orizi te zieje e perziejme me masen e perimeve te skuqura ne tigan. E perziejme mire qe edhe perimet te perhapen neper tenxhere. Keshtu eshte gati per ta shijuar.
JU BEFTE MIRE!