Keni gjoks te vogel? Ja si duhet te visheni qe te dukeni ne forme.
Home » Si Behet » Mode » Keni gjoks te vogel? Ja si duhet te visheni qe te dukeni ne forme.

Keni gjoks te vogel? Ja si duhet te visheni qe te dukeni ne forme.

Veshjet që iu nxjerrin në pah dhe “mbushin” format Ka nga ata që ndihen keq, por ka të tjera që e shohin si avantazh: të kesh gjoks të vogël mund të jetë pengesë, por edhe kënaqësi në të njëjtën kohë për të përcaktuar veshjet e gardërobës.

 

Pa pasur nevojë të bëni ndërhyrje estetike për të rritur numrin, ka mjaft mënyra për t’i dhënë vlerë formave natyrale duke zgjedhur veshjet e duhura dhe duke devijuar vëmendjen e atyre që mbështeten te këto pika të forta. Por mos harroni, femrat me gjoks të vogël mund të veshin mjaft rroba që një femër më e bëshme nuk mundet. Ja disa këshilla.

 

1- Reçipetat 

Zgjidhni modelin më të përshtatshëm për t’i dhënë vlerë formave dhe ky sigurisht që është hapi i parë që duhet marrë. Ideale janë push up që ngre gjoksin dhe e “mbush” në mënyrë natyrale, duke preferuar ato me mbushje. Si alternativë janë edhe reçipetat në formë trekëndëshi, sigurisht me mbushje, ndërkohë që është mirë të shmangni formën “ballkon”.

 

 

2- Efekti optik

– Veshjet me fantazi apo me punime dore mbushin figurën dhe theksojnë format.

 

 

3- Dekolte e thellë

– Ndryshe nga sa ndodh tek femrat me forma, një formë e tillë dekolteje nuk ju tregon vulgare. Vetëm pjesa e kraharorit të mos jetë si skelet.

 

 

4- Crop top

– Edhe pse vishen më shumë gjatë verës, tashmë janë element edhe i gardërobës dimërore. Është mënyra ideale për ta shmangur vëmendjen nga gjoksi, duke u fokusuar tek beli dhe barku. Sigurisht duhet të keni një bark të sheshtë dhe të tonifikuar.

 

 

5- Minifundi

– Fundi i shkurtër vendos në plan të parë këmbët dhe vëmendja fokusohet në pjesën e poshtme të trupit. Këtë vit vishet me cizme cuissard, mundësisht të kuqe.

 

 

6- Beli i lartë

– Eshtë një domosdoshmëri e stinës, si për pantallonat ashtu edhe për fundet. Një truk i vogël viziv që ndihmon në mbushjen e bustit dhe toraksit, duke përfshirë edhe gjoksin.

 

 

7- Çfarë duhet të shmangni

– Së fundi, disa ndalime: më mirë të hiqni dorë nga bluzat dhe veshjet me jakë si zemër, pasi duhen mbushur në mënyrën e duhur dhe veshjet oversize, ku toraksi rrezikon të “zhduket”.