Home » Fillimi » 8 Marsi, festa qe c’burgos te gjitha femrat.
8 Marsi, festa qe c’burgos te gjitha femrat.
8 Marsi, festa qe c’burgos te gjitha femrat.
8 Marsi perkujtohet cdo vit si festa e nenes. Por ne fakt eshte dita nderkombetare e femrave. Ne kete kategori kemi motrat, shoqet, nenat, kunatat, vjehrrat 🙂 Prandaj mos uroni vetem nenat tuaja ne kete dite. Mos harroni qe kane feste edhe motrat, e shoqet tuaja. Nuk eshte gjithmone e detyrueshme qe te urohet nepermjet nje dhurate. Ndonjehere dhurata me e bukur eshte urimi i sinqerte.
Ne rruget e shqiperise sot do te jene te mbipopulluara. Fatmiresisht!! Edhe femrat shqiptare e kane kuptuar qe nje dite ne vit ju perket atyre. Te kuruara ne imtesi, te veshura ndryshe nga perditshmeria, kafenete sot do te jene plot. Edhe restorantet marrin nje bum rezervimesh prej grupeve te femrave. Eshte bukur kur i sheh femrat kaq te lira! Te lumtura qe po kalojne nje dite ndryshe dhe ne nje fare menyre edhe shume ndryshe.
Nese i vini re te gjitha jane jashte shtepise. Sikur te jene c’ burgosur. Jane me floke te rregulluar, te veshura me fustana, e me taka. Kaq ndryshe sa i shohim perdite, me tuta dhe floke te kapura pas kokes. A nuk eshte per te ardhur keq ne nje fare menyre? Sesi presin me padurim vetem nje dite te vitit per te qene te shoqeruara me miket e tyre. A nuk eshte e cuditshme sesi asnjehere nuk ankohen qofte edhe per lodhjen qe kane ne shtepi. Apo edhe per kujdesin qe bejne cdo dite ne shtepi dhe askush nuk e ve re. Me vjen keq edhe per ata ZONJA qe edhe pse 8 Marsi, do jene duke lare tapetat e duke pastruar shtepine..
Sot eshte dita e shprehjes se mirenjohjes ndaj te gjitha femrave. Dhe eshte shume bukur kur te gjithe i kujtojne me nje buqete lule apo edhe me nje dhurate simbolike. Eshte bukur kur nenat embelsohen me embelsira dhe dedikime unike prej femijeve dhe bashkeshorteve. Sikur te kishim cdo muaj nje dite dedikuar femrave kudo qe jane. Vetem keshtu do e kuptonin se me te vertete ata vlejne. Uroj qe kjo dite ta mbushe shpirtin me liri dhe dashuri per te gjitha femrat!