
Modifikimi i xhinseve te dala jashte mode.
Na ndodh shpesh qe te merzitemi gjithmone me te njejtin stil rrobash, ose me te njejten ngjyre xhinsesh. Sa e sa here nuk jemi ndjere aspak rehat me xhinset tona te reja,qe ne fakt kane humbur ngjyren e tyre shume shpejt. Nuk kemi pse ti hedhim rrobat e perdorura, duke qene fare e thjeshte ti modifikojme ato.
Nese nje pale xhinse nuk jane me te modes per ty dhe qendrojne kot neper sertaret e raftit, atehere ti mund ti dhurosh vetes nje pale xhinse shume trendi dhe bashkekohore. Me poshte ju tregojme si mund te veproni.
-
- Hekurosi xhinset ne menyre qe te shtrihen dhe te mos kene pengesa prej rrudhave.
- Merrni nje pale gershere dhe pritini ne dy cepat jo me shume se 5 cm. Me nje piskatore (shkulese vetullash) filloni te nxirrni fijet ne te dyja anet. Kur ti pastroni plotesisht, ajo pjese e xhinseve tashme do te jete e bardhe.
- Keshtu veproni per aq pjese xhinsi dhe ne cilen pjese te deshironi.
Ne foto ilustrohen hapat qe mund te ndiqni dhe menyren se si te procedoni.
Nese doni te beni xhinset sikur fotoja me poshte duhet te ndiqni hapat e meposhtem.
- Se pari duhet te pritni dy skajet e xhinsave per se gjati ne vija te drejta. Mmund te perdorni nje shkumes qe te mbani drejtimin dhe te perdorni nje brisk per ta prere drejt.
- Me pas fillloni te nxirrni fijet nje nga nje me nje piskatore, ose dicka te perafert me te.
- Pasi te keni nxjerre te gjitha fijet, perdorni nje furce dhembesh per ti krehur pjeset e pastruara ne menyre qe te largoni te gjithe pushin qe mund te kete mbetur.
- Nese ndiqni me kujdes hapat, rezultati do te jete i kenaqshem!
J
o te gjithe pelqejne ekspozimin e tepert apo xhinse te grisura ne menyre te ekzagjeruar. Nese je nje tip i tille mund te modifikoni xhinsat tuaja fare thjesht!
Ja nje shembull sikur ne foto :
- Me nje thike sharre te vogel (thikat qe pritet buka) munde te terhiqni fijet ne nje zone te caktuar te xhinsit, Keshtu me kete menyre do te besh te mundur te nxjerresh fijet, por jo te grisesh xhinsin.
- Tek zona e gjurit eshte me e thjeshte. Fare lehte e presim pak ne te dyja anet, dhe duke mbivendosur rrjeshtat nga siper ne formen e shkalleve, mundesh te krijosh nje forme te lezetshme dhe me pas te nxjerresh fijet nga lart poshte. Si te keni nxjerre fijet, mund te merrni thiken sharre dhe te kruani pjesen e fijeve te nxjerra, ne menyre qe te marrin nje forme te crregullt.
- Nese keni nje brisk, mund ta mbani doren pjerrtas. E prishni ne zona te vogla formen e xhinsit, pa e grisur, por vetem duke afruar pushin ngjyre blu. Keshtu ju i keni dhene nje ngjyre gri te hapur pjeses qe deshironi.
Kjo ishte nje menyre se si behet modifikimi i xhinseve te dala jashte mode.