Supe e lehte me perime. E shijshme per keto dite te ftohta dimri. Receta gatimi
Home » Si Behet » Receta gatimi » Supe e lehte me perime. E shijshme per keto dite te ftohta dimri.

Supe e lehte me perime. E shijshme per keto dite te ftohta dimri.

Supe e lehte me perime.

E shijshme per keto dite te ftohta dimri.

Receta gatimi.

Mbase dikush mund te jete edhe i semure me grip. Kjo e ben te mos kete oreks per te ngrene. Prandaj duhet te bejme kujdes me cfare gatuajme. Po iu japim nje ide per te gatuar supe. Mbi te gjitha eshte edhe e lehte e pa yndyrna.

Supe e lehte me perime. E shijshme per keto dite te ftohta dimri. Receta gatimi

Perberesit :

  • 2 kokrra patate mesatare
  • 1 kokerr qepe e thate
  • 3 karota
  • 2 filxhane caji bizele
  • 1 kungull gjelle
  • majdanoz i fresket
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 kokerr limon (per ti marre lengun)

 

Pergatitja :

Lajini dhe qerojini patatet e karotat. Karoten ndajeni ne rrathe te holle. Ndersa patatet ne kube per supe. Vendosni ne zjarr nje tenxhere me vajin. Priteni holle qepen dhe vereni te skuqet. Ndani edhe kungullin ne copa te holla. Pasi te marre ngjyre kafe qepa, shtoni kungullin. Lerini 3-4 minuta te kaverdisen. Shtoni karotat dhe patatet. Ne fund shtoni bizelet. Beni mire ti lini bashke te krijojne lengun e tyre. Shtoni pas 4-5 minutash uje. (Aq sa te mbulohen teresisht). Kur te zihen karotat shtoni majdanozin. (Duhet te pritet imet). Pasi ta fikni shtoni lengun e limonit.(Nuk duhet te zieje sepse i tretet era).

Ju sugjerojme qe ta konsumoni te ngrohte.

Ju befte mire!