Ja si te pergatisim nje torte te shijshme me cokollate
Përbërësit për 16 copa :
- 125 gr gjalpe
- 50 g sheqer ngjyrë kafe
- 2 vezë
- 200 g miell
- 2 Luge gjellë kakao
- gjysem pako pluhur pjekës
- 100 ml qumësht
Përbërësit për mbushjen :
- 300 ml qumësht
- 50 g griz
- 80 g gjalpe
- 80 g sheqer
- 100 g kokos
- 2 pako sheqer vanilje
Përbërësit për krem çokollatën :
- Nxehim furrën në180°.
- Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj.
- Rrahim gjalpin, sheqerin dhe vezët në mikser.
- Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim nëmikser.
- E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta.
- Pasi tëpiqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
- Hedhim qumështin, gjapin dhe grizën dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize.
- Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje.
- Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj.
- Çokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër.
- Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet.
- Pastaj priteni dhe sherbejeni.
Ju Befte Mire!
Receta gatimi Gatime shqiptare, Kuzhina ime, receta te embla, torte me cokollate