
UNICORN (Njëbrirëshi). Cfare eshte dhe cfare funksioni ka.
Kompanitë private të vlerësuara nga investitorët me 1 Bilion $ dhe lart quhen Unicorn (Njëbrirësh). Më së shumti janë kompani që ofrojnë sherbime në industrinë e teknologjisë dhe informacionit. Janë në sektorin më të rëndësishëm dhe inovator të ekonomisë.
Unicornët janë kompani që sjellin fitime marramëndëse. Ata fokusohen në projektet e kërkim-zhvillimit. Ofrojnë produkte dhe shërbime krejtësisht të reja për klientët duke hedhur poshtë shumë produkte ekzistuese duke krijuar sektorë të mëdhenj në industrinë e teknologjisë:
- Mikroçipet
- Softwarë-t
- Networking & Interneti
- Hardwarët:
- pajisje komunikimi
- kompjutera
- pajisje network-u
- instrumente teknologjike
- pajisje elektonike
Termi “Unicorn” u përdor për herë të parë nga Aileen Lee, thmeluesja e CowboyVC në Kaliforni dhe filloi të bëhej i njohur në fundin e viteve 90′.
Unicornët (Njëbrirëshat), krijesa të lashta mitologjike, janë bërë tashmë një ndër emrat më të përmendur në fushen e biznesit dhe financës.
Termi “Unicorn”përdorej për të treguar se sa të rralla ishin këto komapni.Por në ditët e sotme kjo nuk ështe më nje dukuri aq e rralle.
- Madje ekzistojnë edhe kompanitë me vlerë mbi 10 Bilion $.Këto kompani quhen “kompani-shpërthyese” apo “Decacorn”.
- Kompanitë me vlerë mbi 100 bilion $ quhen “Super-unicorn”(Super-njëbrirësh).
- “Unicornët e vdekur” janë kompanitë që kanë pasur një vlerë prej 1 bilion $ në të shkuarën por, janë “varrosur” nga ulja e besimit të investitorëve dhe nga ulja e përdorimit të produkteve të tyre prej konsumatorëve.
Numri total i kompanive Unicorn(Njëbrirësh) është 183 dhe vlera totale kumulative është 652 Bilion $.
Kompania | Vlera (në bilon $) | Data e bashkimit | Vendi |
Uber | 68$ | 23.8.2013 | SHBA |
Xiaomi | 46$ | 21.12.2011 | Kinë |
Didi Chuxing | 33.8$ | 31.12.2014 | Kinë |
Airbnb | 30$ | 26.7.2011 | SHBA |
Palantir Techonologies | 20$ | 5.5.2011 | SHBA |
Lu.com | 18.5$ | 26.12.2014 | Kinë |
China Internet Plus Holding | 18$ | 22.12.2015 | Kinë
|
Snaphat | 18$ | 11.12.2013 | SHBA |
WeWork | 16.9$ | 3.2.2014 | SHBA |
Flipkart | 16$ | 6.8.2012 | Indi |
-
Uber është themeluar në vitin 2009 nga Travis Kalanick dhe Garrett Camp në San Francisco.
-
Xiaomi është një kompani private në Beijing, e themeluar në vitin 2010 nga Lei Jun.
-
Airbnb u themelua nga Brian Chesky dhe Joe Gebbia në vitin 2008 në San Francisco.