
Urime per festen e nenes. Te dua nena ime!
1.Mami im, edhe pse vitet po ikin fytyra jote engjellore po mbetet e njejte.
Je e dashur me dashurine e cila rritet, nga nje dite ne diten tjeter.
Uroj ta dish se ke një vend shume te vecante ne zemren time qe askush tjeter nuk mund ta permbush pervec teje.
Ti je e vetmja qe ke duruar te qaren time ne mes te nates dhe ke sakrifikuar oret e gjumit per tu kujdesur per mua.
Me ke veshur, me ke zhveshur, me ke lare dhe nuk je lodhur aspak.
Prej teje kam mesuar se cdo te thote te duash nje mashkull dhe te vleresosh te qenurit femer.
Ti me ke treguar sekretet e jetes, si te jem e sjellshme, e dashur apo indiferente.
Ti me ke mbeshtetur kaq e kaq here edhe kur te gjithe ishin kunder meje, me ke falur cdo gabim sikur te mos kishte ndodhur.
Mami, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe tere jeta ime , per te falenderuar per gjithcka qe ke bere per mua.
Prandaj, ne kete dite te vecante te uroj gjithcka dhe asgje… Gjithqka qe te ben te lumtur dhe asgje qe te ben te vuaj. Uroj te te kem gjithmone!
2. Gjithmone kam besuar ne dashuri me shikim te pare. Kjo sepse jam dashuruar me ty mami qe ne momentin qe te kam pare per here te pare. Te dua shume.