Perberesit :
- Domate jeshile 400 gr
- Kastravece 250 gr
- Uthull te bardhe 200 gr
- Sheqer 25 gr
- Nje gjethe dafine
- Kripe te trashe
- Piper i zi kokerr
Menyra e pergatitjes :
- Si fillim lajini dhe pritini kastravecat ne kube te trashe.
- Pastrojini mire nga farat.(Ne kete menyre nuk ju zbuten).
- Lani domatet dhe pritini ne feta.
- Hidhini te gjitha bashke dhe sperkatini me kripe. Lerini gjysme dite ne qetesi.
- Vendosni ne nje vazo qelqi.
- Ne nje tigan hidhni, uthullën dhe 20 gr kripe, sheqerin, 100 gr uje, dafinen, gjysme luge gjelle piper kokerr.
- Lereni te ziejne per 5-6 minuta.
- Hidheni kete leng tek domatet dhe kastravecet.
- Duhet qe lengu te mbuloje te gjithe perimet dhe te mos kete flluska ajri.
- Mbylleni hermetikisht duke e futur ne nje ene me vale, ose duke e lene 2 minuta ne mikrovale.
- Pas 3-4 javesh turshite jane gati.