Bllokoni Reklamat ne Google Chrome. Cfare eshte AdBlock. Si instalohet.
Tutoriale shqip
Shume here kur ju vizitoni faqe te ndryshme interneti ka disa reklama qe shfaqen papritur. Kur ju vizitoni faqe filmash apo kur doni te shkarkoni video te ndryshme sidomos. Disa prej tyre hyjne te kategoria Pop Ups. Ato jane dritare te vogla reklamash qe hapen automatikisht pa deshiren tuaj.
Ne te vertete ato mund te jene edhe viruse qe bllokojne browser-in ose ne rastin e keq mund te prishin punimin normal te kompjuterit tuaj.
Por ka nje menyre se mund ti bllokoni. Ekziston nje script qe mund ta instaloni ne shfletuesin tuaj (browser-in).
Cfare ben ai ?
Ne momentin qe ju vizitoni nje faqe filmash ai parandalon te gjitha dritaret automatike (pop up-et). Keshtu ju mund te shfletoni i qete faqet tuaja te preferuara. Ka disa faqe qe nuk hapen nese ju keni te instaluar AdBlocker. Cfare duhet te beni ju ne kete rast ? Mos i vizitoni. Eshte shume e thjeshte. Nese nje zot shtepie nuk ka deshire te kete miq ne shtepi, mos e vizitoni.
Tani le te shikojme se cila eshte rruga per parandalimin e ketyre gjerave te padeshiruara.
Fillimisht vizitoni webstor-in zyrtar te Google Chrome. Aty ju mund te gjeni shume gjera te tjera pervec Extensions.
Klikoni KETU.
Ne faqen e hapur ne krahun e majte lart, shikoni kutine e kerkimit.
Shkruani emrin e extension qe deshironi te instaloni ne Google Chrome. Ne rastin tone ne do kerkojme per AdBlock. Ketu ju mund te gjeni edhe shume extensions te cilat mund te jene te dobishme per lehtesim perdorimi. Pas kerkimit na shfaqet extension i deshiruar. Ne shkojmete opsioni “Add to Chrome“. Me kete menyre japim komanden qe ta instalojme ne shfletuesin (browser -in) tone. Shikoni fotografine me poshte.
Ikona e radhes qe do shikojme do jete nje kerkese perfundimtare konfirmimi per shkarkimin e AdBlock ne Google Chrome. Normalisht qe do konfirmojme komanden tone duke konfirmuar “Add Extension“.
Nderkohe qe kryhet instalimi.
Gjithcka eshte gati. AdBlock eshte instaluar ne shfletuesin (browser -in) tuaj.