Kek me banane dhe karamel. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek me banane dhe karamel. Receta gatimi.

Kek me banane dhe karamel. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 200 gr gjalpe i zbutur
  • 470 gr sheqer
  • 1 luge ekstrakt vanilje
  • 3 te bardha vezesh
  • 1 gote uje te ngrohte
  • 225 gr miell
  • 3 banane te shtypura
  • 62 gr uje
  • 250 gr pana embelsirash

Kek me banane dhe karamel. Receta gatimi.

Menyra e pergatitjes :

  1. Fillimisht ndezim furren te ngrohet në 180 gradë celsius.
  2. Merrni një tepsi rrethore dhe lyjeni me gjalpë.
  3. Në një enë të thellë përzieni me mikser gjalpin e zbutur, sheqerin dhe vaniljën derisa të fitoni një masë kremoze.
  4. Shtoni një vezë tek masa dhe përzijeni me mikser edhe për një minutë më tepër. !Veproni njësoj edhe me vezët e mbetura.
  5. Shtoni edhe goten e qumeshtit.
  6. Në fund shtoni miellin dhe rraheni masën në shpejtësi të ulët.
  7. Shtoni bananet dhe përzieni derisa të kombinohet me një lugë.
  8. Derdhni masën në tepsi, rrafshojeni, dhe futeni për tu pjekur për rreth 55-60 minuta.
  9. Derisa torta të piqet, pergatitni karramelin.
  10. Shkrini sheqerin në një tenxhere me ujë, mbi zjarr meatarisht të lartë. Përzijeni herë pas here. Dalë ngadalë sheqeri do marrë një ngjyrë të kaftë derisa sheqeri të karamelizohet. Kjo do të marrë rreth 12-18 minuta.
  11. Shtoni gjalpin e coptuar dhe vazhdoni të përzieni në temperaturë të ulët.
  12. Kur te piqet keku hidhni siper saj karamelin e vaket.
  13. (Priteni dhe dekorojeni sipas deshires)
  14. Sherbejeni te ngrohte.

Kek me banane dhe karamel. Receta gatimi.

Ju befte mire!