Ragip Dragusha - Malli i luleve (Poezi)
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Malli i luleve (Poezi)

Ragip Dragusha – Malli i luleve (Poezi)

Ragip Dragusha – Malli i luleve (Poezi)

MALLI I LULEVE

Përse gonxhet i keni varë,

e freskija ju ka ikë?

Nji nga nji ju jeni tharë,

me lot t’mi ju kam ujit.

A thue loti asht i njelmtë,

që zverdhina ju ka m’lue,

gjithkund’ bari asht i blertë,

nuk e di ç’farë asht me ju-e?

N’bahçe tuja ju kam marrë.

e prej vazos s’ju kam h’jekë,

prej Shqipnijet keni ardhë, kurse k’tu ju jeni djegë.

Ditë për ditë ju pyes: si jeni?

Ç’ka dëshironi me ju prue?

Tana t’mirat ju i keni, m’thoni,

ç’farë ju ka mungue?

Pse s’tregoni rrini heshtun,

tana kryet e keni varë?

Tash sa kohë që ju kam p’vetun,

me pasë dijtë s’ju kisha marrë.

A thue malli ju marrë për shoqet në Shqipni?

Gonxhet tueja çelin rrallë,

ma nuk keni ju freski.

A s’ju vjen keq për mue,

Me m’lanë vetëm në kët’ vënd,

kur n’Shqipni kam me ju çue,

A thue keni me m’përmendë?

R.Dragusha. Wien Janar. 2012.

Ragip Dragusha - Malli i luleve (Poezi)