Torte me fruta te thata dhe arre kokosi
Cfare na nevojiten :
- nje kek i gatshem
- 2 luge gjelle arra te grira
- 2 luge gjelle festek te grire
- gjysem filxhani kokos te imet
- Krem shllaku
- nje kuti pana embelsirash
- 200 gr cokollate
- Per siperfaqen : Cokollate e shkrire
Menyra e pergatitjes :
1. Veme panan ne zjarr dhe e leme te valoje. Nderkohe i shtojme dhe shllakun dhe i leme te ziejne bashke.
E fikim pas disa minutash dhe aty shtojme arrat, festeket, kokosin dhe i perziejme mire.
2. Ndajme kekun ne copeza te imeta dhe e shtrojme ne nje ene.
3. Siper i hedhim masen e pergatitur me panen dhe arrat.
I hallakasim mire ne gjithe siperfaqen dhe e leme per 2 ore pa e luajtur.
4. Siper i hedhim cokollaten e shkrire dhe e leme qe te ngrije ne temperature ambjenti.
5. Priteni dhe mund ta sherbeni.