Si te instalojme Skype ne kompjuter.Tutoriale shqip
Nje nder aplikacionet me te perdorura per shume familje shqiptare , eshte skype. Perdorimi i tij eshte shume i thjeshte per rinine. Per moshat pak me te medha eshte normalisht me i veshtire. Ne kete tutorial do mesojme se si te instalojme skype ne kompjuter.
Ndiqni udhezimet e meposhtme te ilustruara me fotografi ne menyre qe ta keni sa me te lehte.
Fillimisht vizitojme faqen zyrtare te Skype duke klikuar ketu www.skype.com . Do hapet faqja zyrtare e skype.
Hapi i radhes eshte te shkoni te butoni Download Skype dhe te klikoni mbi te. Ne italisht do keni fjalen Scarica Skype. (Klikoni mbi fotografi qe te hapet qe te shikoni me mire veprimin)
Do shikoni ne krahun e majte qe do filloje te behet download (te shkarkohet) aplikacioni Skype. Nese keni internet ne shtepi qe kalon nje shpejtesi 5 mb/s nuk do vonoje shkarkimi. Klikoni te aplikacioni i sapozbritur qe te beni instalimin e tij. Mund te ju hapet nje dritare sigurie e programit Windows. Pranoje pa problem. Skype eshte nje aplikacion i sigurte qe nuk permban virus. Gjithmone kjo kur eshte shkarkuar nga faqja zyrtare e Skype.
Do filloje ekzekutimi (instalimi) i aplikacionit Skype. E quajme ekzekutimi sepse eshte executable file (skype.exe), dmth skedar i ekzekutueshem.
Dy hapat e radhes do jene per te pranuar kushtet e perdorimit te aplikacionit Skype.
Beni durim qe te behet instalimi. Mund te zgjase disa minuta ne varesi edhe te kompjuterit qe keni.