50 fraza për çdo rast: bashkëpunim, komunikim dhe zgjidhje konfliktesh.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » 50 fraza për çdo rast: bashkëpunim, komunikim dhe zgjidhje konfliktesh.

50 fraza për çdo rast: bashkëpunim, komunikim dhe zgjidhje konfliktesh.

Një listë me 50 fraza për çdo rast për të përmirësuar komunikimin me të tjerët.

Na ka ndodhur besoj të gjithëve kur kemi kërkuar në Google “Fraza për çdo rast” dhe na janë shfaqur fraza urimesh për ditëlindje apo raste të ndryshme. Por, frazat për një komunikim sa më të mirë shërbejnë në shumë kontekste dhe në të shumtën e rasteve jo për evente mondane. Është e çuditshme se si disa fraza të shkurtra mund të ndryshojnë qëndrimin e personave kundrejt nesh. Na ndodh shpesh në punë të përdorim fraza të gabuara në momentin e gabuar. Duke krijuar kështu situata të sikletshme me bashkëbiseduesin. Është e mundur që ne të bëhemi diplomatë të vërtetë, mjafton të ushtrohemi.

Frazat për çdo rast i referohen situatave në të cilat është e nevojshme të shprehemi në mënyrë korrekte, të shpejtë, paqësore dhe bashkëpunuese. Nje thenje thote : “Nuk kanë rëndësi fjalët, por veprat”. Por ne nuk e kuptojmë sa rëndësi kanë fjalët me të vërtetë. Të dish të shprehesh në mënyrën e duhur edhe në situata stresuese është gjithmonë në favorin tënd.

50 fraza për çdo rast: bashkëpunim, komunikim dhe zgjidhje konfliktesh.

Këto janë 50 frazat që, për mendimin tim, mund të rrisin bashkëpunimin dhe na afrojnë më shumë.

  1. Kam nevojë për ndihmën tënde.
  2. Le ta bëjmë…
  3. Mundemi…
  4. Ju lutem të…
  5. Cilat janë mundësitë?
  6. Cili është plani B?
  7. Si mund ta bëjmë këtë punë?
  8. Si mund ta zgjidhim problemin?
  9. Si mund të ndihmoj unë?
  10. Më ndihmo të kuptoj.
  11. Ajo që do thuash është…
  12. Më pëlqen të bëj të mundur të jemi në të njëjtën situatë.
  13. Kam përshtypjen sikur…
  14. Duket…
  15. Mendoj se…
  16. Besoj se…
  17. Kur thua _______, më bën të ndjehem_______.
  18. Më pëlqen fakti që…
  19. Kam vënë re____ dhe pyes veten_____.
  20. Kam menduar se nëse do të bëhej kështu…..
  21. Jam i shqetësuar….
  22. Parapëlqej….
  23. Çfarë duhet?
  24. Do të ishte e mundur….
  25. Mund ta marrësh parasysh…
  26. A jeni të gatshëm të…
  27. Doja të dija çfarë mendoni për…
  28. Mund të jetoje me të nëse….?
  29. Si mund të arrijmë një bashkëpunim?
  30. Çfarë mendon për…?
  31. Si thua…
  32. Si do të ndjeheshe nëse…
  33. Dëshiron të jesh i hapur me…
  34. Dëshiron të jesh në rregull me …
  35. Do të doja mbështetjen tuaj.
  36. A mund të jesh pak më i qartë?
  37. Më trego më shumë.
  38. Në çfarë kuptimi?
  39. Çfarë sugjeron?
  40. Sipas jush, çfarë duhet të ishte bërë?
  41. E vlerësoj ofertën tuaj, por unë….
  42. E vlerësoj bashkëpunimin tënd, por duhet ta refuzoj
  43. Kam zgjedhur të heq dorë…
  44. Do të preferoja…
  45. E vlerësoj shumë që më vure në dijeni…
  46. Faleminderit
  47. Fantastike!
  48. Do të jetë një rrugë e bukur ku do të ecim së bashku!
  49. E ke bërë shumë mirë!
  50. Mrekulli!

 

Pasi i keni lexuar këto fraza me siguri ju kanë ardhur në mendje edhe shumë të tjera. Këto fraza, por edhe të tjerat që ju kanë ardhur në mendje mund t’ia bashkëngjisni kësaj liste. Ky është një ushtrim shumë i mirë komunikimi që do t’ju shërbejnë në ambiente të ndryshme.