Perberesit per muhalebine :
- 1 liter qumesht
- 3 te verdha vezesh
- 2 luge me miell
- 2 luge me niseshte
- 50 gr gjalp
- 1 paket vanilje
- 1 filxhane caji sheqer
- 100 gr arra
Perberesit per mbushje brenda tortes :
- 100 gr arra te qeruara
- 2 banane
- 8 kokrra luleshtrydhe
- Recel si ta deshironi
- Pekmez 1 luge gjelle
Perberesit per kremin :
- 1 pakete krem shanty
- 1 gote qumesht
Per zbukurim :
- Arra kokosi
- Cokollata te vogla
- Bojra embelsire me ngjyra
- (tava duhet te jete nga ato qe hapen. Ose qe iu hiqet fundi).
Pergatitja :
Ne nje tenxhere do te hedhim 1 liter qumesht. (Zjarrin e mbajme te avashte) Shtojme te verdhat e vezeve, gjalpin ,sheqerin dhe vaniljen.
I perziejme deri sa te shkrijne te gjitha mire dhe e leme te ngohet qumeshti. (Gjithmone duke e trazuar).
Do te leme afersisht nje gote me qumesht nga litri per te tretur miellin dhe niseshten. E cila realizohet duke i trazuar ne gote deri sa te shkrijne mire.
Kete mase e hedhim ne qumeshtin e ngrohur duke e trazuar deri sa te na behet nje mase e trashe.
E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.
Fillojme bejme torten. Ne fillim do te vendosim poshte nje pjese te pandespanjes dhe anes do te veme biskotat savoiardi ne gjithe rrethin e taves.
Permbi pandespanjen do te hedhim recel si ta deshironi dhe pak pekmez. Mbi keto do te vendosim feta banane. Mbi banane do te hedhim masen qe pergatitem me qumesht. E perhapim mire me shpatull kuzhine.
Nderkohe vendosni feta banane, luleshtrydhe te ndara ne mes dhe arra te pa prera.
Mbi shtresen me banane, arra, dhe luleshtrydhe do te vendosim pjesen tjeter te pandespanjes. Mbi pandespanje vendosim muhalebine qe na ka ngelur ,banane dhe luleshtrydhe.
Do fillojme te bejme krem shanty me nje gote qumesht ne mixer do ta rrahim deri sa te behet nje mase shkume. Mbasi e kemi bere e vendosim siper dhe pastaj e zbukuroni sipas deshires.
Kete embelsire e lini ne ftohje ne frigorifer per 1 ore. Pastaj hapeni pjesen e taves dhe priteni ne porcione.