
Përbërësit :
- 10 biskota Oreo
- 2 lugë gjelle gjalpë
Kremi :
- Shllak
- Gjysem luge çaji Ekstrakt vanileje
- 2 lugë gjelle sheqer pluhur
Kremi nga Nutella :
- 1/3 e gotës Nutella
- Gjysem gote krem hoppla
- gjysem luge caji ekstrakt vanileje
- 1/3 e gotës sheqer pluhur
- 2 banane.
Mënyra e përgatitjes:
1. Së pari marrim biskotat oreo dhe i shtypim. I vendosim në një enë dhe ju hedhim sipër gjalpë te shkrirë. I përzijmë mirë dhe i fusim në furrë për 6-8 minuta. Pas kesaj kohe i heqim nga furra.
2. Në një enë tundeni kremin me mikser elektrik deri sat ë trashet, shtoni vaniljen dhe sheqerin pluhur duke i përzier vazhdimisht.
3. Përgatiteni kremin me Nutella. Në një enë me mikser elektrik përzini kremin dhe Nutella-n dhe shtoni vanillen dhe sheqerin pluhur deri sa te trashet.
4. Vendosini perberjet me radhe ne nje gote embelsire. Prejini bananet dhe renditini sipas dëshirës.
Shijojeni!