Maska magjike per fytyren tuaj.
Maska natyrale ne shtepi.
Vajzat ankohen per lekuren e thate. Per pikat e zeza ne fytyre. Per pucrra bezdisese. Prandaj edhe zgjedhin te perdorin kremra te ndryshme. Sigurisht qe ata kushtojne shume. Krijojne varesi ndaj tyre. Detyrimisht jo gjithmone do keni mundesi ti keni. Keshtu pasi te mbaroje nuk rrini dot pa te.
Pse nuk provoni maska natyrale. Zgjidhni produktet me vitamina. Ne do u sugjerojme disa maska qe mund ti beni vete.
Kafe dhe vaj ulliri.
Ne nje ene te vogel hidhni nje luge gjelle vaj ulliri dhe nje luge kafe. (Luge te vogel). Perzijini mire bashke. Dhe aplikojeni ne fytyre. Nuk duhet te prekni pjesen e rratheve te syrit. Jane zona delikate. Lereni ne fytyre per 5 minuta. Pastaj lajeni fytyren me uje te ngrohte.
Miell misri me vaj ulliri.
Perzieni nje luge miell misri me nje filxhan vaj ulliri. Perziejini mire me njeri tjetrin. Pastaj aplikojeni ne fytyre. Masazhojini fytyren. Do largoje qelizat e vdekura dhe do pastroje pikat e zeza.
Sheqer dhe vaj ulliri.
Perzini ne nje filxhan vaj ulliri dhe nje luge sheqer. Mos e tretni sheqerin. Masazhoni fytyren mire e mire. Keshtu do largoni qelizat e vdekura dhe do zbutni lekuren.
Kos dhe veze.
Nje filxhan kos. Nje kokerr veze fshati. Trazoni bashke te dy produktet. Aplikojeni ne fytyre dhe lijeni per 3-4 minuta. Pastaj lajeni fytyren me uje te ngrohte.
Mjalte.
Mjalte natyral. Rendesine e mjaltit e dime tashme. Ka efekt kurues dhe rigjenerues. Largon qelizat e vdekura. I jep shkelqim lekures. Pervec kesaj edhe butesi. Masazhojeni fytyren me mjalte ne mbremje. Mbajeni per 5-6 minuta dhe lajeni me uje te ngrohte.