Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.

Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.

Të gjithë ne, të paktën një herë të vetme, kemi pyetur veten se: “Sa duhet të zgjasë një raport seksual për të qenë i kënaqshëm”? Nëse do të mbështetemi te filmografia “e fortë”, nuk do të mjaftonte as edhe një orë. Por e dimë të gjithë se një maratonë seksi nuk na pëlqen dhe nuk na shërben. Për t’iu përgjigjur temës në fjalë ka menduar Shoqata për Kërkimet dhe Terapinë e Seksit në Uashington, e cila ka bërë një studim, ku përfshiheshin rreth 50 specialistë të këtij zhanri, ndërsa ai është publikuar në revistën shkencore Revista e Mjekësisë Seksuale.

Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.

Marrëdhënia seksuale ideale duhet të zgjasë nga 7 deri në 13 minuta

Kohëzgjatja ideale e një marrëdhënieje seksuale, për të qenë e kënaqshme, duhet të luhatet nga shtatë deri në 13 minuta. Nuk duhet të rraskapiteni. Por nëse do të mund ta kaloni këtë “prag”, dhe nëse do të mërziteni, sepse koha e gjatë mund të sjellë humbjen e vëmendjes dhe të shpërqendrimit, largojini brengat dhe shqetësimet e jetës së përditshme.

Vetëm dy minuta është një zhgënjim i madh

Seksi që zgjat vetëm dy minuta nuk është aspak i kënaqshëm. Kjo të paktën është më se e imagjinueshme. Objektivisht 120 sekonda janë vërtet shumë pak dhe lënë një shije të keqe. Duhet një impenjim më i madh, përveç rastit kur ka problematika të tjera, të tilla si ejakulacion i parakohshëm.

Nga tre deri në shtatë fillohet të veprohet seriozisht

Le të themi se mund të fillojmë të flasim për seks të vërtetë pikërisht kur kohëzgjatja varion nga tre në shtatë minuta. Pra, me kaq pak edhe mund të arrihet argëtimi, edhe pse do të ishte më mirë që koha të zgjatej edhe më. Të paktën nuk mbeteni të zhgënjyer dhe ndërkohë mund të filloni të ëndërroni që mund t’ia dilni të përmirësoheni.

Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.

E rëndësishme është cilësia e një marrëdhënieje

Natyrisht të gjithë e dimë se fundja në shtrat nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojnë rregulla të prera, pasi çdokush kënaqet në mënyra dhe në kohë të ndryshme. Studiuesit në mënyrë provokative deshën që t’ju bënin të kuptoni se për të pasur një marrëdhënie intime të kënaqshme nuk duhet ndonjë rekord kohëzgjatjeje. Pra ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me cilësinë e një raporti.

“Duhet të kalojmë stereotipat e vendosur nga pornografia dhe kultura popullore, që gjenerojnë gjëra të papritura gjithmonë e në rritje dhe jo reale, pra që nuk ofrojnë kënaqësi”, shpjegojnë psikologët Erik Korti (Eric Corty) dhe Xhenai Guardiani (Jenay Guardiani), nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë. Kërkime të mëparshme kishin evidentuar që shumë djem dhe vajza dëshironin raporte që i kalonin 30 minutat, një kohë e cila është cilësuar si e ekzagjeruar nga seksologët.

Nga pikëpamja mjekësore, një raport seksual më pak se tre minuta përkufizohet si i pamjaftueshëm, nga penetrimi deri tek ejakulacioni. Ndërkohë, mjaftueshëm i tepërt mund të cilësohet mbi 13 minuta. Por çdonjëri fundja e krijon dhe e përcakton vetë kënaqësinë e tij. Duhet pasur parasysh se të bërit dashuri nuk është një garë, por një moment bashkimi i dy trupave dhe i shpirtrave.

Bazat e një seksi të mirë

Ndonjëherë mjafton një pozicion në të cilin të dy kënaqeni dhe nëse e përsëritni disa herë nuk do të thotë se seksi nuk është i mirë. Në të vërtetë ne nuk na duhen ndryshime të përhershme stimuluese, nëse një lloj i vetëm na eksiton. Nëse të dy jeni të relaksuar dhe e ndieni trupin e njëri-tjetrit, reciprokisht e ndiqni tempin dhe kënaqeni; seksi i kënaqshëm është i sigurt. Në të vërtetë aftësia e vetme dhe baza e seksit është të dini të dëgjoni trupin e partnerit tuaj. Ky dëgjim reciprok me siguri ju tingëllon si frazë boshe, e cila konkretisht nuk flet, por duhet të mësoheni të dëgjoni psherëtimat dhe trupin e do të shihni sa do të relaksoheni…

Sa duhet te zgjase akti seksual qe te dy partneret te marrin kenaqesine maksimale.

Burimi : Revista e Mjekësisë Seksuale