Si te heq dore nga duhani por pa patur shume efekte anesore.
Hulumtimet tregojne se 80% e duhanpiresve e kane nisur cigaren qe pa mbushur akoma 18 vjec. Nje fakt ky qe e ben akoma me te veshtire mundesine per te hequr dore prej saj. Pavarsisht se tendenca e duhanpiresve eshte te thone se nuk jane te varur prej saj, faktikisht vertetohet e kunderta. Nuk do mend fakti qe dikush qe tymos per 5-6 vite me radhe eshte i varur prej duhanit. E fakti qe jetojne ne nje ambjent ku konsumohet duhan e ben kete gje akoma me te veshtire. Cfare bejne te rinjte per te lene duhanin? Shpesh niset me nje beteje me veten. Duke i dhene nje premtim vetes se nuk do tymosin me. Ama jo gjithmone ja dalin.
Duke qene se shohim te rinj qe ndryshojne edhe sjelljen ne perpjekje per te lene duhanin, ndryshojne edhe sjellje. Mbase behen te dhunshem, agresiv apo edhe jo-komunikues.
Si te heq dore nga duhani por pa patur shume efekte anesore. Ja ku po iu ndihmojme me disa ide se cfare mund te beni.
Menyra e pare : ‘Luani me cigaret’
Ndicni nje teknike psikologjike qe do ju beje pune. Se pari harrojeni se mund te hiqni dore prej duhanit brenda nje dite. Do ju duhet te ndiqni nje ‘guide’ e cila sigurisht qe ne fund do te jete me efekt.
- Kur te blini sot paketen e cigareve beni nje plan. Nuk do e pini te gjithen. Hiqni nga ajo pakete 6 cigare dhe vendosini ne nje vend.
- Neser nese do e blini nje pakete perseri hiqini 8 cigare.
- Diten tjeter hiqni 10 cigare.
- E keshtu me radhe. Duke larguar cigaret dita dites do e shkoni se do pini me pak duhan se zakonisht.
- Ne kete menyre do te bindni edhe veten me lehte.
Menyra e dyte :
Shkruani ne nje leter dy arsyet : Pse eshte me mire te hiqni dore nga duhani. Pse nuk eshte mire te hiqni dore prej tij. Keshtu do te kuptoni shume lehte cila eshte zgjedhja e duhur per ju. Kete leter ngjiteni ne kapakun e telefonit. Keshtu do e lexoni gjate gjithe kohes dhe do iu rrenjoset ne mendje se cfare duhet te beni.
Menyra e trete :
Pergatitni nje kalendar. Vendosni nje kryq ne diten e pare qe hoqet dore nga cigarja. Keshtu veproni cdo dite qe nuk jeni tunduar prej saj. Do ndikoje ne psikologjine tuaj duke ju bere te ndiheni krenar. Te pakten do gezoheni kur te shihni se kane kaluar disa kohe pa pire duhan.