Mentja ka shume karakteristika qe tek bimet e tjera nuk gjenden. Me perdorimin e tyre ne menyra te ndryshme mundemi te shpetojme prej shume komplikacioneve shendetsore. Hidhuni nje sy vetive te mepashtme.
Veprimi i mentes :
- Antispazmodik,
- tonik i tretjes,
- parandalon të vjellurit,
- relakson enët periferike të gjakut,
- nxit djersitjen por dhe ul temperaturën e lartë,
- nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit,
- analgjezik.
Pjesët e mentes që përdoren :
Kërcelli bashkë me gjethet relakson muskujt e traktit të tretjes dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit. Pra janë të dobishme për probleme me :
- tretjen,
- formimin e gazrave, d
- himbjen e barkut
- dhe gjendje të ngjashme me këto të sipër përmendura.
Pjesët sipërfaqësore të mentes ulin nausenë (ndjesinë për të vjellë) dhe për këtë mund të jenë të rëndësishme në rastet e udhëtimeve me makinë për personat që i zë makina gjatë udhëtimit. Ato nxisin dhe djersitjen duke ulur temperaturën në grip dhe rrufë.
Vaji esencial i mentes përmban sasi të mëdha mentoli.
- Në doza të larta ai është analgjezik (ul dhembjen) dhe qetësues.
- Ai mund të përdoret për shqetësime të lëkurës,
- etheve,
- dhembjen koke dhe migrenë.
- Si antibacterial ndihmon për të luftuar infeksionet.
- Në qoftë se avujt e tij thithen ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Përdorimi:
- Çaji merret për të qetësuar ndjesinë e të vjellit,
- përmirëson tretjen,
- ul ndjenjë e rëndesës
- pakëson gazrat,
- qetëson dhembjen e barkut,
- dhembjen e kokës dhe migrenën, si dhe temperaturën e lartë.
Tinktura: përdoret njësoj si dhe çaji.
Kompresat : njomet një leckë në çajin e mentes dhe përdoret për të qetësuar dhimbjet reumatizmale të kyçeve si dhe neurologjinë( dhembje me origjinë nervore )
Inhalacioni, pra duke thithur me hundë dhe gojë avujt që dalin nga zierja e çajit të gjetheve të mentes duke çliruar rrugët e frymëmarrjes. Vendosni disa gjethe të njoma në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt për të lehtësuar hundët e bllokuara.
Shpëlarja: përdoren 2-3 pika vaj menteje në 10 ml ujë për lëkurën e irrituar nga djegiet, pezmatimet, zgjebja dhe infeksionet nga krimbat e rrumbullakët për të larguar insektet.