Xhelozia e vjeshtes - Ragip Dragusha (Poezi)
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Xhelozia e vjeshtes – Ragip Dragusha (Poezi)

Xhelozia e vjeshtes – Ragip Dragusha (Poezi)

Xhelozia e vjeshtes

Perse vjeshta 
ka ngjyrë xhelozie?
Vallë për dimrin 
qilim bardhësie?
Apo per veren
që la pas,
përr pranverën
me lule plot gaz?
A nuk mendon pak
moj Vjeshtë ziliqare
perse me ty pranvera
te jete kaq bujare?
-Po kush je ti qe po me qorton,
me thuaj keshtu, ke qenë gjithmon?
Po sot ç’të shoh,
tek ti ore i parruar,
i vyshkur, kerrusur me thinja mbuluar ?
Dikur femi i bukur,
pastaj shtatlartë
me gjoksin e hijshem
i ëmbel si mjaltë.
Keshtu e ka thenë
vetë perendia
ai qe linde do vyshket,
që të rroj’ njerezia.
Vellon e bardhë e pregatit dimri.
Pranvera e qendisë me rreze dielli.
Vera e pret me gershere në duar,
nuseve për te ja falë e zbukuruar.
Pastaj vij unë e njollos me shi
Ketu mbaron e kandeshmja, e imja
X H E L O Z I

Dragusha Ragip
Wien Shtator 2011