A kane prinderit gjithmone te drejte?!
Si duhet te sillen ata?
Jemi mesuar me frazen qe : Prinderit e dine me mire. Sigurisht qe femijet qe ne moshe te vogel ushqehen me idene se prinderit e dine cdo gje me mire. Keshtu ndodh zakonisht. Keshillat dhe orientimet qe marrim prej prinderve. Ata jane te duhurat. Jane mendime te pjekura. Dhe rralle here ndodh qe te na qoje drejt nje gabimi.
Gjithmone femijet kane pyetur prinderit per cdogje. Per te ardhmen e tyre. Per partneret e jetes se tyre. Gjithashtu edhe per gjera qe nuk kane patur shume nevoje per mendimin e tyre. Struktura shoqerore eshte formuar ne menyre te tille qe prinderit te pyeten perhere.
A kane prinderit gjithmone te drejte?!!
JO! Mund te revoltohen shume prinder nese e lexojne kete JO. Por nuk kemi pse te ndryshojme realitetin. Ka ndodhur dhe do ndodhe qe edhe prinderit te gabojne. Nuk jane ata me fuqi te mbinatyrshme. Natyrisht qe do gabojne edhe pa dashur ta bejne nje gje te tille. Femijet jane pasqyre e prindit. Menyra se si vendos te sillet me femijen do sillet femija ne te ardhmen. Orientimet e prinderve, mendohen si te duhurat por jo gjithmone. Korrektesia e tepert, i ben femijet te marrin rruge te gabuara. Ndalimi i berjes se disa gjerave i ben femijet ti bejne fshehurazi. Te jesh prind diktator jo gjithmone do kesh femijet qe deshiron.
Per cfare gabojne prinderit?
Gabimi me i madh qe munden te bejne eshte se nderhyjne ne zgjedhjet e femijeve. Shpesh here i pengojne te ndjekin endrrat dhe pasionet. Nderhyjne ne privatesine e tyre, edhe pse ndonjehere duhet. Por te ngushtohen horizontet e femijeve natyrisht qe ndikon negativisht. Gabojne ne zgjedhjet qe u ofrojne femijeve te tyre. (Do doja ta lexonin disa prinder kete fraze. NUK VIHET KURRE FEMIJA TE ZGJIDHET MES PARTNERIT APO FAMILJES.) Nuk kemi pse e mohojme faktin qe ka ndodhur nje gje e tille. Vajza por edhe djem qe jane ndaluar te lidhin jeten me nje person te caktuar. Jo gjithmone kane bere gjene e duhur te jemi te sinqerte!
Si ndikojne zgjedhjet e prinderve ne psikologjine e femijes?
Varet nga zgjedhja qe bejne prinderit. Jo gjithmone zgjedhja eshte e pelqyeshme. Normalisht qe edhe manifestimi ndaj asaj zgjedhje do jete e ndryshme. Disa femije kokeulur zgjedhin te binden. Edhe pse shume te lenduar. Te tjere kembengulin te ndodhe e kunderta. Ja arrijne ose jo te ndryshojne vendim, te pakten perpiqen. Nderkohe qe kemi te tjere qe dorezohen. Si dorezohen? Provojne te jene femije te mire e te bindur deri sa……Edhe ti japin fund jetes. Nuk eshte zgjedhja e duhur sipas nesh. Por per ata qe e marrin kete vendim po.
A duhet femijet te kundershtojne vendimet e prinderve?
PO! Per aq kohe sa behet fjale per te ardhmen dhe lumturine e tij sigurisht qe po. S’do pritet mire ky kundershtim. Normalisht qe jo. Eshte e pritshme. Por te pakten nuk ke pse te lesh fatin tend ne duar te dikujt tjeter. Studimi ne nje dege universitare ne deshire te prinderve, apo martesa me dike qe nuk doni sigurisht qe duhet kundershtuar. Pervec ketyre, menyra e veshjes duhet kundershtuar. Kjo ne varesi te besimeve fetare. Apo edhe ne varesi te etikes familjare.