Biskota me fiq te thate. Receta gatimi te thjeshta per pasdite
Home » Si Behet » Receta gatimi » Biskota me fiq te thate.

Biskota me fiq te thate.

Biskota me fiq te thate. Receta gatimi te thjeshta per pasdite

Perberesit për brumin e biskotave:

  • 1 filxhan e gjysem miell
  • 1luge e vogel puder pjekjeje
  • cerek luge e vogel kripë
  • 10 luge gjelle gjalpë të freskët
  • 2/3 filxhan sheqer
  • 1 vezë të madhe
  • 2 luge te voglavanilje pluhur
  • Lëkurën e 1 portokalli

Biskota me fiq te thate. Receta gatimi te thjeshta per pasdite

Perberesit për mbushjen me fiq:

  • 400 gr fiq të tharë të prerë në copëza të vogla
  • gjysem filxhani me ujë

Përgatitja :

  1. Përzieni miellin, pluhurin e pjekjes, kripën në një tas të vogël.
  2. Rrihni gjalpin dhe sheqerin në një tas të madh, rreth 5min.
  3. Shtoni vezën, vaniljen dhe lëkurën e portokallit dhe vazhdoni t’i rrihni.
  4. Përzieni miellin në tasin me gjalpin deri sa të bëhet masë uniforme e butë. E vendosni brumin në frigorifer për të paktën 4 orë ose gjithë natën.
  5. Përzieni fiqtë me ujin dhe i zieni. I lini me kapak mbuluar deri sa fiqtë të kenë thithur gjithë ujin.
  6. Merrni një nga copat e brumit dhe e vendosni mbi letrën e pjekjes ku keni vendosur miellin. E hapni në formë drejtkëndëshi dhe i hidhni me kujdes nga pak masën e fiqve. E mbështillni me vetë brumin dhe e vendosni në frigorifer deri sa të bëni dhe të tjerat.
  7. I fusni në furrë për pjekje ne 200 grade per 25 minuta.
  8. Pasi te jene pjekur lerini te ftohen pak qe ti prisni ne forma nese deshironi.
  9. Mund ti shijoni me kafe, caj ose kakao…

Biskota me fiq te thate. Receta gatimi te thjeshta per pasdite

Ju befshin mire 🙂