Ragip Dragusha - Nena ime (Poezi) Letersi Shqipe
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Nena ime (Poezi)

Ragip Dragusha – Nena ime (Poezi)

Ragip Dragusha – Nena ime  (Poezi)

 

NËNA IME

A keni ndjerë freskinë e ujit të kulluar,
kur etja trupin e pushton në Gusht?
Sa herë ju ka ndodhur atë për ta shuar,
në gjirin e nanës të mbledhur si grusht?

Nanë!
Ne gjirin tand e nisa jetën
dhe gjumi më zuni me thithë në buzë.
Sot Ti e vyshkun ma shuan prap etjen.
Po! Dashuri e nanës nuk vyshket kurrë.

Dikurë foshnje dhe sot i rritur,
për dore me mirrje më hidhje në krahë
me fjalët e mia ti qeshje papritur,
si zog më fluturoje më pushtoje prapë.

Vitet kaluan më mesove si të flas.
Që njerezit rrugës në sy t’i përshëndesja.
Gjithmonë me përkulje e me buzën në gaz’,
të ndalja hapin, përgjigjen të prisja.

Nanë dhe mësuese ti u bane për mua.
Ne c’do hap të jetës kudo më ndjekë.
Ndonse jam larg’, degjoj që thua:
– Kujdes biri im, me fal për këtë siklet.

Në katër dekada mësuese Ti ishe.
Sa ende sot kështu të quajnë.
Humanizmin tënd ndër breza e shkrive,
sa shume ti derdhe djersë dhe mundë.

Dhe vitet kapërcyen pothuajse dy nga dy.
Tek të shoh’ të mbërthyer me rrudha në ballë.
Dhe heshtja më vret që s’jam aty,
të përgëdhel duart, të puth’ me mallë.

Thërritmë nanë, ta dëgjoj zanin!
Se egjëjtë në qiell kangën do ma përcjellin.
Ashtu si dikur që më përkundje djepin,
edhe sot fjalët Tua, dashuri mbjellin.

Fol me miqtë tanë sa shume na kanë rrethuar!
Nga larg nji përshendetje me egjëjt çoje Ti,
se nuk ka nanë në botë të mos jetë sakrifikuar,
për loçkën e shpirtit, që mbajti në gji.

R. Dragusha