Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete). Qumesht Djathe i bardhe Receta gatimi
Home » Si Behet » Receta gatimi » Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete).

Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete).

Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete).

Receta gatimi.

Perberesit :

  • 800 gr Miell (farina)
  • 1 kg djathe te bardhe
  • 4 Veze
  • 2 Luge gjelle gjalp te zbutur
  • 800 gr Kos
  • 400 gr Qumesht
  • Piper 

Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete). Qumesht Djathe i bardhe Receta gatimi

Pergatitja :

  1. Si fillim duhet ta ndezim furren ne 180 grade.
  2. Rrahim qymeshtin me kosin bashke.
  3. Ju shtojme piperin dhe 4 vezet.
  4. Me pas hedhim djathin dhe i perziejme fort.
  5. Djathi mbetet edhe ne toptha por ska gje.
  6. Ne fund hidhni miellin.
  7. Punojeni mire me shpatull ose me dore.
  8. Ndajeni toptha toptha dhe vereni ne nje tepsi te lyer me gjalpe.
  9. Siper lyejini me nje furce me pak gjalpe dhe te kuqe veze.
  10. Verini te piqen ne 180 grade per 30 minuta.
  11. Kur te marrin ngjyre te kuqerremte jane gati.
  12. Nxirrini nga tepsia dhe lerini te ftohen pak.

Tyropitakia (byrecka te vegjel pa pete). Qumesht Djathe i bardhe Receta gatimi

Ju Befshin Mire!