Ja perse letrat e dashurise nuk do te dalin kurre nga moda.
Nje leter dashurie………
Te shkruash nje leter per dashurine e jetes tende, per shume veta duket qesharake. Mbase edhe dicka e dale nga moda. E kush do hedhe me nje stilolaps, mbi nje flete te bardhe ndjenjat e nje casti? Shume veta sigurisht qe do refuzonin. Por shume te tjere po ta mendojne dy here, do e shohin si nje ide te mire.
Kohe me pare kur teknologjia nuk ka patur kaq zhvillim, ishte menyra e vetme e komunikimit. Te shkruarit nuk ka patur gjithmone nje vlere kaq te vyer. Ne fakt jam kaq simpatizante ndaj te shprehurit te ndjenjave sikur te vijne ne moment.
Po te pyesim te moshuarit per letrat e dashurise qe kane shkembyer. Do u shenderisin syte nga gezimi. Nje nostalgji do u preke shpirtin e do i ktheje pas ne kohe. Mbase do kujtojne edhe letren e nje te dashuri qe nuk jeton me. Te ruash dicka nga dikush eshte kaq e vecante. Shkembimi i sms cdo minute sikur i zbeh pak ndjenjat. Madje me shkurtimin e fjaleve, cungojme edhe ndjenjat. Thjeshte nje ‘TDSH’ nuk mjafton per te thene TE DUA!
Te shkruash nje leter sigurisht qe mbetet nje dhurate me vete. Edhe nje surpize e kendshme. Mendo reagimin e te dashures, apo te dashurit kur te gjeje ne krevat nje leter dashurie. Ose imagjino sa mire do ndihej ai\ajo nga nje shprehje ndjenjash te ndjera nga shpirti.
Nuk duhet te pergatitesh per te shkruar nje leter.
Merre nje flete, nje stiklolaps, ulu dhe shprehu. Aty te jesh i bindur se fjalet te dalin vete. Edhe me mire sesa ta kesh ate perballe. Ndrojtja ndonjehere nuk na le ti themi te gjitha gjerat qe kemi ne mendje e ne zemer. Ndersa, kur e shkruan ne nje leter eshte me liruese. Shfryhesh dhe nuk ke siklet. Nuk eshte e thene qe letra te jete e mire-strukturuar. E rendesishme eshte dhe mbetet ideja. Emocioni qe percjell nje leter dashurie nuk ka te krahasuar me chatin e te gjithe dites.
Si mund te shkruash nje leter dashurie :
Ndjenjat behen me te besueshme. Me te prekshme. Aty kushdo qe ka fat ta kete ate leter, do kete ku te rikthehet. Edhe ne fakt eshte shume bukur te rikthehesh, sepse do gjesh nje pjese te vyer te kaluares. Duhet te kesh parasysh se askujt nuk i ngjan romantike nje leter 1o faqe e gjate. Prandaj duhet strukturuar ideja se po shkruan per dashurine. Mos e harro kontekstin po as mos u bej i\e bezdisshme duke shkruar disa here radhazi se e do ate njeri.
Mos kopjo.
Bukur eshte te marresh nje fraze nga nje liber. Fraze te shkurter ama. Jo te gjesh diku nje paragraf te tere e ta shkruash. Ku ishte ndjenja ketu? Aty nuk ka ndjenje, pasi e ka ndjere dikush tjeter, diku, per dike me pare. Ndihu vetvetja. Vendos ndjenjat mbi majen e stilolapsit dhe lere doren e lire.
Perpiqu te shkruash perditshem.
Leri pafundsine, qiellin, yjet te rrine ne punen e tyre. Ke mjaft per cfare te shkruash. Ju te dy kaloni kohe sebashku. Nisu aty. Nga gjithcka qe beni sebashku.
Mos kerko asgje.
Gjithashtu eshte dicka shume e rendesishme. MOS KERKO ASGJE! Ne nje leter dashurie po shpreh ndjenjat. Po tregon per rendesine qe ai person ka ndaj teje. Prandaj ne asnje menyre nuk keni pse te kerkoni dicka nga partneri.