Kulac me djathe dhe kos. Receta gatimi tradicionale.
Nese jeni ne shtepi dhe nuk dini cfare te gatuani, ne po ju japim nje ide. Kulaci me djathe eshte tradicional shqiptar. Ndaj nese e gatuani do te jete shume i pelqyeshem ne keto dite te ftohta. Ju qe keni nje oxhak ne shtepi jeni me te privilegjuarit. Mund te piqni kulac me djathe dhe kos ne prushin e zjarrit. Per mengjes do ishte nje vakt i mire. Ja si gatuhet :
Perberesit :
- 700 gram miell
- 2 gota kos
- 2 veze
- 1 luge maja
- 200 gram djathe i bardhe
Pergatitja :
Hidheni miellin ne nje ene. Hidhni majane dhe perziejeni me dore. (Ne menyre qe majaja te hapet ne gjithe miellin). Beni nje grope ne mes. Aty shtoni kosin dhe vezet.Thermoni djathin ne nje ene dhe hidheni gjithashtu. Ngjesheni me dore derisa te forcohet.
Do behet nje brume me i forte se i peteve te byrekut. Lyejeni me pak vaj dhe lereni te pushoje gjysme ore. Nxejeni furren paraprakisht. Pastaj shtrojeni brumin ne tepsi, te lyer me vaj. Beni disa vrima me pirun persiper. Dhe futeni ne furre per 40 min ne 180 grade. Pasi te kete marre nje ngjyre te kuqerremte fikeni. Lereni te nxjerre pak vrullin e nxehtesise dhe pastaj ndajeni ne porcione.