SI TE MESOJME TA DUAM VETEN?
Ndonjehere jeta mund te na vere poshte. Kjo na ben te tregohemi shume te ashper me veten. Por pavaresisht cfare na ndodh ne jete, eshte shume e rendesishme te vazhdojme ta duam veten tone.
Kjo mund te arrihet duke perdorur strategji per tu treguar me te dhembshur me veten. Duke lene te shkojne gjerat qe na merzisin tek vetja. Duke i pranuar ato dhe duke zhvilluar dashuri te sinqerte dhe vleresim per veten tone.
1.Te ndertosh vete-dhembshuri
- Imagjinoni si do te reagonit per nje mikun tuaj. Mendoni fjalet dhe sjelljet qe do te perdornit per te ngushelluar nje shok qe gjendet ne te njejten situate me ju. Si do te reagonte miku juaj nese ju silleni me te sic silleni me veten tuaj? Nese do te silleshit me mire me te, pse nuk e beni per veten?
- Shkruajini vetes nje leter dhembshurie. Ne momente te veshtira, do te ishte ndihmuese nese do ti lexonit vetes dicka qe keni shkruajtur per te mos kaluar ne mbi-kritikim. Kjo do tju ndihmoje te jeni ne kontakt me ndjenjat tuaja. Dhe te tregoheni zemerdhembshur me veten. Psh mund te shkruani: “Po kaloj nje periudhe te veshtire tani. Por dhimbja eshte pjese e te qenit njeri. Menyra se si ndihem tani eshte e perkohshme.”
- Jepini vetes nje perqafim. Mund ta keni vene re se zakonisht kur sjemi mire, miqte ose te afermit na perqafojne. Kjo na ben te ndihemi me mire. Por pse mos ta beni te njejten gje dhe me veten tuaj?
- Praktikoni meditimin. Pas nje fare kohe, vete-kritika mund te behet automatike. Kjo eshte e veshtire per tu ndryshuar. Meditimi te ndihmon te behesh me i vetedijshem per mendimet qe ke. Permes tij kupton se kur po e kritikon veten me teper sec duhet. Dhe kur eshte mire ti lesh keto mendime te shkojne.
-
Jo me urrejtje ndaj vetes
- Kuptoni se mendimet nuk jane njesoj me faktet. Mos besoni cdo gje qe i thoni vetes. Perdorni tekniken konjitive biheviorale treshe: kap, kontrollo, ndrysho. Kapni veten tuaj kur mendoni negativisht per veten. Kontrolloni nese ajo qe po mendoni eshte e vertete. Ndryshoni mendimet tuaja ne me pozitive.
- Shmangni njerezit negative. Njerezit qe ju bejne te ndjeheni keq per veten do tjua bejne me te veshtire per te pasur dashuri per veten. Eshte e veshtire qe te distancohesh totalisht prej tyre. Por mund ta filloni ngadale. Komunikoni me pak. Hiqini nga rrjetet sociale. Dilni me pak me ta. Kjo eshte nje situate e veshtire per tu menaxhuar. Por nese ia dilni, gradualisht jeta juaj do te filloje te behet me mire.
- Mos humbisni ne gjerat qe s’mund t’i ndryshoni. Psh, ju smund ta kontrolloni motin. Atehere pse duhet ta lini qe ai tju merzise? Edhe kur vjen puna te vetja, ka disa gjera qe nuk mund ti ndryshoni. Fokusohuni tek ato qe mundeni.
- Shmangni mendimin se nuk jeni te mire mjaftueshem. Eshte shume e zakonshme te ndjehemi te padobishem ne kete bote. Por duhet te pranojme se nuk mund te shkelqejme ne cdo fushe te jetes. Te qenit joperfekte eshte pjese e te qenit njeri. Sapo ta pranojme kete, do te mund te nxjerrim me te miren e vetes sone. Edhe pse sdo te jete aq perfekte. E rendesishme eshte te mos ndalemi se shprehuri aftesite tona.
3.Te zhvillosh dashuri per veten
- Beni nje liste te gjerave qe pelqeni te vetja. Shkruani si per gjerat fizike ashtu dhe per karakteristikat e personalitetit tuaj. Filloni me gjera te vogla qe do tju ndihmojne te motivoni veten. Psh: “Me pelqen ngjyra e syve te mi. Me pelqen e qeshura ime. E dua punen qe bej. Me pelqen vendosmeria ime ne detyrat qe marr persiper.” Etj
- Jini mirenjohes. Ne te njejten menyre ndihmon nese krijoni nje liste me gjerat per te cilat jeni mirenjohes. Psh: “Jam mirenjohes per familjen time te dashur. Jam mirenjohes per shendetin tim.” Etj
- Flisni me ata qe doni. Kur ndjeheni keq, mund te flisni me personat me te dashur per ju. Dhe mund ti pyesni rreth gjerave qe ata shohin pozitive te ju. Ose ti pyesni per gjerat qe ata jane mirenjohes rreth jush. Kjo do tju beje te ndjeheni me mire.
- Praktikoni pohimet. Eshte shkencerisht e vertetuar se pohimet ndihmojne ne permiresimin e humorit dhe reduktimin e stresit. Si ti beni?
Cdo mengjes, kur zgjoheni, dilni perpara pasqyres.
Shikoni veten ne sy dhe thoni nje pohim. Psh: “Une do te bej me shume gjera sot.” Ose “Cdo dite qe kalon une behem njeri me i mire.”
Perseriteni tre here per te forcuar idene. Mund ti ndryshoni pohimet ne varesi te asaj qe doni te arrini. Pra mund te fokusoheni ne dicka specifike.