Ka femra, të cilat i presin flokët për të ndjekur trendin dhe modën e momentit ose i besojnë rastit sapo futen në një sallon bukurie dhe pa u menduar shumë, i presin flokët pa u shqetësuar. Ndaj, kujt duhet t’i kushtoni vëmendje përpara se të prisni flokët? Lexoni në vijim për ta zbuluar!
Prerjet nuk u shkojnë të gjithave
Nëse jeni dashuruar me prerjen e flokëve të një mikeshës suaj apo të një VIP-i, duhet të dini se kjo gjë mbase nuk mund të jetë e përshtatshme edhe për ju. Është e rëndësishme të zgjidhni stilin e flokëve mbi bazën e formës së fytyrës, pa u rrëmbyer nga momenti.
Më mirë të shmangni rreziqet
Nëse parukerja juaj e besuar ju propozon një stil të ri flokësh që ju vë në mëdyshje, mbase është rasti që të hiqni dorë. Ka mundësi të pendoheni shumë shpejt nga një zgjedhje jo e sigurt e bërë për momentin. Kufizohuni vetëm në përdorimin e një shampoje profesionale dhe në një stilim të thjeshtë të flokëve. Reflektoni për ndonjë ditë dhe nëse mendoni se një prerje e caktuar e flokëve mund t’ju qëndrojë mirë, kthehuni te parukerja juaj.
Njihni formën e fytyrës
Së pari është e rëndësishme që të njihni formën e fytyrës. Përqendrojeni vëmendjen te nofulla për të kuptuar se cila është tipologjia e fytyrës. Mund të jetë katrore, e rrumbullakët dhe ovale.
Provoni prerjen e flokëve
Sapo të kuptoni tipologjinë e fytyrës, mund ta improvizoni prerjen që dëshironi, duke përdorur një letër alumini. Kjo gjë do t’ju lejojë që të verifikoni në pak kohë, nëse është e përshtatshme për fytyrën tuaj.
Njihni strukturën e flokëve
Nëse keni flokë shumë të hollë, të cilët kanë tendencë që të marrin formë shumë shpejt, mund të merrni një efekt voluminoz si ai i Beyoncè. Nëse dëshironi t’i propozoni një luk të ri parukerit tuaj, zgjidhni imazhe të VIP-ave me të njëjtët ngjashmëri si tuajat.
Duhet të keni pritshmëri reale
Përpara se të realizoni një pamje të re për veten tuaj, ju sugjerojmë që t’i mbani këmbët në tokë dhe të keni vetëm pritshmëri reale. Flisni me parukerin tuaj për atë çka është e mundur të bëhet për flokët tuaj, pa aspiruar shumë në stilet pothuajse perfekte të yjeve të Hollivudit.
Merrni në konsideratë stilin tuaj të jetës
Në zgjedhjen e stilit të flokëve, ju sugjerojmë që të merrni në konsideratë edhe stilin tuaj të jetës. Vlerësoni jo vetëm bukurinë e prerjes, por edhe prakticitetin. Nëse nuk e keni zakon që t’i krihni dhe për t’u kujdesur çdo mëngjes, mund të zgjidhni për shembull një prerje të shkurtër të shpupuritur.
Testoni sigurinë tuaj
Përpara prerjes, vlerësoni edhe bindjen tuaj aktuale për zgjedhjen që keni bërë. Nëse i prisni 15 centimetra, nuk mund të kthehen më mbrapsht, përveçse të prisni shumë kohë që të rriten sërish.
Përshtatja me stilin e ri
Kjo gjë ndodh gjithmonë pas prerjes. Kjo është periudha gjatë së cilës duhet të mësoheni me prerjen e re të flokëve. Ndonjëherë do t’ju duket shumë e vështirë që të përshtateni, por duhet të bëni durim.
Pendimi pas prerjes
Ndodh edhe kjo gjë. Jo menjëherë pas prerjes, por sapo kalon të paktën një muaj. Veçanërisht nëse kalohet nga flokë shumë të gjatë në një prerje shumë të shkurtër … dhe sigurisht nëse nuk keni ndjekur këshillat e mësipërme. Mos u shqetësoni, do të kalojë shpejt!
Mode&bukuri_Trend2017